Një kartmonedhë e re me vlerë 10 mijë lekë do të hidhet në treg. Banka e Shqipërisë ka miratuar tematikën dhe simbolin e kësaj kartmonedhe. Prerja e re do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “ Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.
Vendimi u miratua në Mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës. Më këtë mbledhje, u miratua gjithashtu edhe një rregullore “Mbi planet e rimëkëmbjes së bankave”. Kjo nënkupton një rishikim tërësor të kuadrit rregullativ në fuqi të Bankës së Shqipërisë për planet e rimëkëmbjes, me qëllim plotësimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto