Një Android 8.0 Oreo i ndërtuar për modelet amerikane të Samsung Galaxy Note 8 ka dalë online. OTA download u shfaq në një postim në rrjetin Reddit. Shumë përdorues raportuan se ky update ishet funksional, por hasnin probleme në aksesimin e disa aplikacioneve.
E gjithë kjo ishte një suprizë e madhe pasi nuk ka as edhe një version Beta për Android 8.0, ndryshe nga Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus. Update i prezantuar (N950USQU2CQL1) duket se është një test i hershëm, bazuar në versionin final, dhe jo në versionin Beta.
Edhe një herë, ky update është i disponueshëm vetëm versionet amerikan të Samsung Galaxy Note 8, i paisur me Snapdragon 835 SoC (SM-N950U). Gjithashtu ajo kërkon që aparati të jetë duke përdorur firmware update N950USQS2BQK2.
Lexoni: Përdorimi i smartphone sa vjen e bëhet më i “frikshëm” për të gjithë
Gjithashtu, ndër kriteret është edhe se aparati duhet të jetë i zhbllokuar, si përshëmbull Verizon. Postimi në Reddit, i krijuar nga përdoruesi me emër “mweinbach”, shpjegon se si të instalosh update e bazuar tek Nougat cdo Samsung Galaxy Note 8 amerikan të zhbllokuar, duke përdorur programe të treta.
Nëse keni ndërmën të bëni diçka të tillë, i gjithë risku është i juaji, dhe duhet të mëndoheni nëse ja vlen.
Instalimi i update të tilla pa aprovimin e kompanisë kërkon njohuri të thella. Në rast se diçka shkon keq, mund të shkaktohen probleme serioze në aparat.
Nga ata që kanë arritur ta instalojnë, mësojmë se ka disa probleme me Samsung Pay dhe Connect. Gjithashtu edhe Amazon Prime video dhe mbi të gjitha Play Store.
Si përfundim, është më e këshillueshme të presësh edhe pak kohë. Me sa duket, risku është më i madh se përfitimi.
Burimi: Android Authority
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.