Tregjet ndërkombëtare vijojnë të jenë të mbara për eksportet tona. Ndonëse kanë ulur lehtësisht ritmet muajt e fundit, eksporti në 11 muaj u rrit mbi 13% sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shqiptar të Statistikave. Sipas këtyre të dhënave, deri në fund të janarit ne eksportuam 251 miliardë lekë mallra. Tekstilet dhe këpucët vijojnë të kryesojnë me 43% të totalit të eksporteve. Ato udhëhoqen rritjen për këtë vit, krahas materialeve të ndërtimit dhe metaleve. Instituti i statistikave tregon se tekstilet dhe këpucët e punuara pjesërisht apo plotësisht në vendin tonë, ishin 108 miliardë lekë. Siç edhe pritej, ndër produktet kryesore që kanë rënë në eksporte është ai i mineraleve dhe energjsë elektike. Me importe mbi 100 miliardë lekë energjia elektrike është produkti që ka thelluar më shumë deficitin tregtar për këtë vit. Deri në fund të nëntorit, eksportet e grupit të mallrave “minerale, lëndën djegëse” ranë 3%.
Edhe pse kanë ende peshë të ulët, në eksporte rritjen më të madhe e shënuan, pijet, ushqimet dhe duhani. Sipas INSTAT-it, u eksportuan 27 miliardë lekë, ose 18% më shumë se një vit më parë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.