Elon Musk mbaroi ndërtimin e baterisë më të madhë në botë

Elon Musk mbaroi ndërtimin e baterisë më të madhe në botë


Elon Musk vuri një bast se do të ndërtonte baterinë më të madhe në botë për 100 ditë. Dhe ja ku jemi. Ajo tashmë ka mbaruar!

Tesla sapo mbaroi instalimin e një baterie gjigande në South Australia. Ky sistem Powerpack, ka një kapacitet prej 100 megawatt. Tashmë është momenti të testohet.

Lexoni: A do të dëmtohen mekanikët e vegjël nga makinat elektrike?

Testimi do të bëhet pas disa ditësh që të sigurohet se përmbush kërkesat e AEMO dhe të South Australia.

E gjithë kjo, derivon nga një status i Elon Musk në Twitter në Mars 2017. Nëse ajo nuk ndërtohej për 100 ditë, ai do ta paguante atë (50 milionë $).

Ai e prezantoi këtë në 29 Shtator, ndonëse gjysma e punës ishte bërë.

Ndonëse South Australia e prodhon energjinë elektrike nga burime të rinovueshme, atyre përsëri i duhet një burim tjetër alternativ. Një problem në Shtator 2016, la rezidentet pa energji elektrike. Powerpack, synon që të stabilizojë sistemin e shtetit në fjalë (South Australia) dhe të prodhojë energji të mjaftueshme për të furnizuar 30.000 shtëpi. Kjo shifër, e barabartë me numrin e shtëpive që ngelën pa energji elektrike në shtator 2016.

Në Mars 2017, qeveria deklaroi se planifikonte të krijonte një fond prej A$150 milion për të financuar projekte të tilla. Tesla e Elon Musk u përzgjodh nga 90 kandidatë nga e gjithë bota.

Ndërkohë që të tjerët vetëm flasin, ne po shpalosim pranin tonë të energjisë, duke e bërë South Austria më të pavarur, duke ofruar rezerva energjitike, dhe me çmim më të arsyeshëm për qytetarët këtë verë.” – u shpreh Jay Weatherill, drejtues i shteti të South Australia.

Burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0