Problemet me naftën. Reagon Bankers - Business Magazine Albania

Problemet me naftën. Reagon Bankers



 

Pas ankesave të kompanisë se nuk po furnizohet me naftë bruto, ka reaguar Bankers Petroleum. Në deklaratën për shtyp të IRTC, theksohet se prodhuesi kryesor i naftës së pa përpunuar nuk po furnizon me naftë të pa përpunuar duke zgjedhur eksportin. Por, Bankers ka deklaruar se: “IRTC ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve të saj të pagesave financiare. Kjo është arsyeja e vetme për mos furnizimin me naftë të pa përpunuar për kompaninë që operon rafinerinë e Ballsh-it”.

Lexoni: https://businessmag.al/rikthehet-kriza-ne-armo-naftetaret-ne-kembe-drejt-tiranes/

Bankers ka qenë shumë bashkëpunues dhe mirëkuptues gjatë gjithë vitit 2017 për të mbajtur në punë këtë rafineri, por IRTC ka dështuar të garantojë kushtet e pagesës të dakordësuara midis palëve. IRTC po përpiqet të bëjë përgjegjës Bankers, theksohet në njoftimin për shtyp, por përgjegjësia është tërësisht e operatorit të rafinerisë, e cila nëse vazhdon mund të çojë në mbylljen e rafinerisë së Ballsh-it.

Bankers thekson se ka vënë në dijeni shumë herë për këtë situatë menaxhimin e IRTC, por ata jo vetëm që refuzuan të garantojnë planin e tërheqjes së naftës për nëntor-dhjetor 2017, por gjithashtu e detyruan Bankers-in të shesë naftën në kushte të pa planifikuara në tregje rastësore, të cilat kanë risqe operacionale dhe çmime më të ulëta. Si pasojë e kësaj situate Bankers ka rritur gjithashtu edhe furnizimin me naftë të pa përpunuar për Albpetrol.

IRTC ka dështuar t’u përgjigjet disa kërkesave të njëpasnjëshme dhe të përsëritura, thekson njoftimi i Bankers, për të siguruar volumet për vitin 2018. Operatori i rafinerisë Ballsh nuk ka arritur të përgjigjet dhe të marrë përgjegjësinë për të garantuar përgjegjësinë financiare dhe për të pranuar një çmim edhe më të favorshëm se çmimi ndërkombëtar.

“Bankers si prodhuesi kryesor i naftës së pa përpunuar në Shqipëri nuk ka përgjegjësi vetëm të zhvillojë operacionet në fushën e naftës, por edhe detyrimin për të maksimizuar të ardhurat e naftës së saj në dobi të aksionerëve të saj dhe Shtetit Shqiptar si palë kryesore të interesit”, thuhet në njoftim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0