Drejtoria Rajonale Tatimore e Tiranës është çertifikuar si objekt i pabanueshëm pas akt konstatimit të Institutit të Ndërtimit.
Zyrat e strukturës 6 katëshe, sipas njoftimit zyrtar do të zhvillojnë funksionet në ambjentet e Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, Tiranë, pranë shkollës Sabaudin Gabrani.
Subjekteve që administrohen nga Drejtoria Rajonale Tiranë, kërkohet për çdo komunikim të dorëzojnë kërkesat e tyre në kutinë postare që ndodhet në ambjentet e kësaj drejtorie, vend ku do të menaxhohen dhe do të ofrohen edhe shërbimet e DRT.
Lexo: Jashtë funksionit godina qëndrore e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave
Tatimet bëjnë të ditur se shërbimet për tatimpaguesit janë ofruar pa ndërprerje në sportelet e shërbimit, në ambjentet e Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesit, Tiranë dhe do të vijojnë aty deri në një njoftim të dytë.
Pak ditë më parë u shpall jashtë funksionit edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Drejtuesit e doganave, janë angazhuar në evakuimin e punonjësve në godina të tjera, për të siguruar mirëfunksionimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.