Ndahet Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2019 - Business Magazine Albania

Ndahet Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2019


Siç është bërë traditë tashmë çdo fundvit Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko ka dhënë “Çmimin e Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2019”. Ky konkurs organizohet çdo vit nga Banka e Shqipërisë dhe i dedikohet studentëve shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, për punë kërkimore-shkencore në çështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik, ekonomiksin monetar e ndërkombëtar, stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar, edukimin financiar, etj.

Me çmimin e parë u vlerësua z. Olsi Pajo, student në Universitetin e Bonn-it, Gjermani, me temën “Transmetimi i informacionit të Bankës Qendrore”, çmim i cili iu dorëzua nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko.

Tema vlerëson komunikimin si një mjet thelbësor në zhvillimin e politikës monetare në ditët e sotme. Nga njëra anë, transparenca luan një rol të rëndësishëm në bankingun qendror modern, por nga ana tjetër ngre shumë pyetje në lidhje me nivelin e tij të optimitetit dhe ka shumë më pak marrëveshje mbi atë çfarë përbën një strategji optimale të komunikimit.

Me çmimin e dytë u vlerësua znj. Meril Canameri, studente në Universitetin e Tiranës, me temën “Niveli, rëndësia dhe përgjegjësia e edukimit financiar në Shqipëri”,  çmim i cili iu dorëzua nga Zëvendë-guvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Luljeta Minxhozi.

Edukimi financiar është një fushë që ka nisur të studiohet përgjatë viteve të fundit dhe gjithmonë e më shumë po tërheq vëmendjen e studiuesve të financës. Ai mund të përshkruhet si procesi përmes të cilit individët marrin njohuritë financiare. Rëndësia e këtij procesi dëshmohet nga fakti se sa më tepër njohuri financiare të zotërojnë individët, aq më shumë do të përfshihen financiarisht. Në këtë mënyrë, përfitojnë jo vetëm individët, por edhe tregjet financiare, si edhe ekonomia në tërësi. Qëllimi i këtij punimi është që përmes vlerësimit të gjendjes aktuale të edukimit financiar në Shqipëri, të përcaktohet se çfarë duhet bërë në të ardhmen për të përmirësuar situatën.

Me çmimin e tretë u vlerësua z. Isli Kola, student në Universitetin Bilkent, Ankara, Turqi,  me temën “Vlerësimi strukturor dhe statistikor i prodhimit potencial në Shqipëri”, çmim i cili iu dorëzua nga Zëvendës-guvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, znj. Natasha Ahmetaj.

Ky material kërkimor përqendrohet në vlerësimin e rezultatit të mundshëm dhe analizën e hendekut të prodhimit në ekonominë shqiptare për periudhën 1980-2017. Teknikat e vlerësimit përfshijnë si përshkrimin e funksionit të prodhimit Cobb-Douglas, ashtu dhe metodat strukturore të funksionit të prodhimit CES, si dhe metodat statistikore të filtrit Hodrick-Prescott dhe Hamilton.

Çmimet u ndanë gjatë takimit të Guvernatorit me gazetarë, analistë dhe drejtues të medias.

Z.Sejko u shpreh mirënjohës ndaj medias për rolin konstruktiv në përcjelljen e lajmeve duke e vlerësuar si një aleat të pazëvendësueshëm në rritjen e efikasitetit të vendimmarrjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0