23.7% e popullsisë në rrezik për të qenë i varfër, sipas INSTAT - Business Magazine Albania

23.7% e popullsisë në rrezik për të qenë i varfër, sipas INSTAT


Gati një e katërta e popullsisë shqiptare rrezikon të jetojë në varfëri, megjithë përmirësimin e vërejtur në një vit. Mesazhi vjen nga anketa në familjet shqiptare, e kryer nga INSTAT dhe e publikuar së fundi.

INSTAT vëren se treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri në vitin 2018 ishte 23,4 %, me një ulje të lehtë krahasuar me një vit më parë. Sipas INSTAT, rreth 671 mijë individë jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, kundrejt 681 mijë të vlerësuar në vitin 2017.

Ky tregues nuk pasqyron kushtet aktuale të mijëra familjeve në zonën e Shqipërisë së mesme, kushtet ekonomike të të cilëve ndryshuar rrënjësisht pas tërmetit të 26 Nëntorit. Ekonomistët mendojnë se tërmeti mund ta ketë rritur më shumë peshën e familjeve në rrezik për të kaluar në varfëri.

Megjithatë, edhe pse relativisht i lartë, ky tregues është më i ulët se në disa vende të tjera të zhvilluara në Ballkanin Perëndimor. Në raportet për statistikat europiane, Serbia ka në risk varfërie mbi 24% të popullsisë dhe Rumania mbi 23.5%.

Në vendin tonë, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person u vlerësuar në 2018 në nivelin  160.742 Lekë. Ky kufi është rritur krahasuar me një vit më parë, me rreth 2000 lekë.

Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës mat tregues që marrin në konsideratë të ardhurat familjare të disponueshme, numrin e pjesëtareve në familje (madhësinë e familjes) dhe shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet grupeve të popullsisë.

Shkalla e thelluar e privimit material tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material. Ky tregues është vlerësuar 38,3 % në vitin 2018 kundrejt 41,1 % vlerësuar në vitin 2017, duke shënuar një rënie prej 2,8 pikë përqindje.

Intensiteti në punësim i familjes i referohet numrit të muajve që të gjithë individët e familjes kanë punuar kundrejt numrit gjithsej të muajve që teorikisht duhet të punojnë gjatë vitit (12 muaj). Familjet të cilat konsiderohen me intensitet shumë të ulët në punësim përcaktohen në kufirin 20 %.

Individët e grupmoshës 18-59 vjeç të cilët jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim në vitin 2018 sipas vlerësimeve përbëjnë 13,3 % kundrejt 14,4 % të rezultuar në vitin 2017, duke pasqyruar një rënie prej 1,1 pikë përqindje.

Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social u referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër ose thellësisht të privuar materialisht ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.

Në vitin 2018 ky tregues është vlerësuar 49,0 % kundrejt 51,8 % vlerësuar në vitin 2017. Përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshirë në të ardhurat familjare të disponueshme, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër. Nëse në nivelin e të ardhurave nuk do të përfshiheshin të gjitha llojet e përfitimeve sociale, rreziku për të qenë i varfër në vitin 2018 është vlerësuar 39,0 % kundrejt 26,3 % që është vlerësuar nëse do të përfshiheshin në nivelin e të ardhurave përfitimet sociale vetëm nga pensionet e pleqërisë dhe ato familjare.

Rreziku për të qenë i varfër sipas grupmoshave dhe gjinisë është analizuar për tre grupmosha. Trendi në rënie vihet re në grupmoshën 18-64 vjeç ku rreziku për të qenë i varfër në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017, është ulur me 0,5 pikë përqindje. Grupmosha 0–17 vjeç nuk ka pësuar ndryshime, ndërsa grupmosha mbi 65 vjeç ka pësuar rritje me 0,6 pikë përqindje.

Rreziku për të qenë i varfër sipas statusit të punësimit, për të punësuarit e moshës 18 vjeç e lart, në vitin 2018 është vlerësuar me rënie me 1,4 pikë përqindje krahasuar me vitin 2017. Rreziku për të qenë i varfër tek individët e papunë ka pësuar një rënie prej 1,7 pikë përqindje.

Shkalla e varfërisë sipas tipit të familjes, në vitin 2018, në familjet pa fëmijë në varësi, vlerësohet të jetë më e ulët krahasuar me familjet me fëmijë në varësi, respektivisht 15,2 % pa fëmijë në varësi dhe 27,0 % me fëmijë në varësi. Një vit më parë këto përqindje ishin respektivisht 15,9 % dhe 26,9 %.

Niveli i pabarazisë sipas shpërndarjes së të ardhurave matet nëpërmjet koeficentit Gini dhe raportit të kuintileve të të ardhurave (S80/S20). Koeficenti Gini mat pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave, ku vlera 0 % shpreh barazinë e plotë dhe të gjithë individët kanë të ardhura të njëjta, ndërsa një koeficient Gini i barabartë me 100 % shpreh pabarazinë e plotë ku vetëm një person ka të gjitha të ardhurat.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0