Një Byro Kredie për financimin - Business Magazine Albania

Një Byro Kredie për financimin


Bankat mund të kenë akses në informacionet që entet publike kanë për kompanitë apo sipërmarrjet, që aplikojnë për kredi. Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankave  sapo kanë lançuar platformën për nxitjen e kreditimit. Në këtë platformë, parashikohet që bankat të mund të sigurojnë më shumë informacion për kompanitë apo individët e interesuar për hua.

Sipas bankave tregtare, një informacion i përditësuar ka rëndësi të theksuar për analizën e rrezikut të kredisë.

Procesi pritet të lehtësohet, kur të ketë një akses më të mirë elektronik në bazat ekzistuese të të dhënave. Platformat elektronike, është e nevojshme njëkohësisht të mund të komunikojnë mes tyre dhe të jenë të ndërlidhura me sistemet e vlerësimit të rrezikut të kredisë, që përdor ose që do të ndërtojë sektori bankar.

Bankat tregtare, para vendimit të tyre për financim, i drejtohen për informacion Regjistrit të Kredisë, i cili administrohet nga Banka e Shqipërisë.

Në planin për rritjen e informimit, me qëllim rritjen e financimit të kompanive, pritet të ndikojë edhe Byroja e Kredisë. Ajo do të mbajë informacione rreth detyrimeve që mund të kenë sipërmarrësit e interesuar për financim.

Lexo: Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankave, në nxitje të kreditimit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0