UK Albania Tech Hub, në fazën e tretë të mbështetjes së startup-eve shqiptare   - Business Magazine Albania

UK Albania Tech Hub, në fazën e tretë të mbështetjes së startup-eve shqiptare  


 

Dhjetëra përfitues të programit të Ambasadës Britanike në Shqipëri, UK Albania Tech Hub, ndanë së bashku projektet dhe rezultatet gjatë eventit të zhvilluar nga Ambasada Britanike në Tiranë.

Pjesë e eventit ishin sipërmarrës të kompanive të reja në fushën e invacionit dhe teknologjisë si dhe përfaqësues të qeverisjes qëndrore dhe vendore.

Ambasadori Britanik në Tiranë, Duncan Norman tha se, “ky është viti i tretë që janë hapur thirrjet për aplikim në programin UK Albania Tech Hub. Objektivi ynë përmes këtij programi është të mbështesim kompani në fushën e teknologjisë”.

Sipas tij, sektori dixhital ka një ndikim transformues tek vendet, sipërmarrjet dhe individët, ndaj, “Programi i Tech Hub është dizenjuar specifikisht të afrojë sipërmarrësit me njohuritë e duhura, aftësitë dhe potencialin e zhvillimit”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha gjatë eventit se, jam krenar që ky qytet ka një ferment për inovacionin, për teknologjinë. Ne jemi survivers, jemi rritur me vështirësi, kemi kaluar traumat e tranzicionit dhe jemi më të ecur për risi”.

Duke kujtuar se shumë pjesë dhe funksione të telefonit janë zhvilluar në një qytet të vogël si Luvri, Veliaj beson se edhe Tirana mund të ofrojë risi. Tashmë investime si Softmogul, po kuotohen në bursë dhe ky është një model frymëzues për të rinjtë shqiptarë.

Lexo: UK Albanian Tech Hub, një mundësi për kompanitë shqiptare të teknologjisë

Ministri për Sipërmarrjen Eduard Shalsi, tha se ligji për startup-et do të ndihmojë sipërmarrësit e rinj për të ecur në të njëjtin hap me të rinjtë në tregun europian.

Ndërsa sipërmarrësit ndanë gjatë network-ut mes tyre, arritjet dhe sfidat në ketë drejtim, Kryetari i Bashkisë dhe Ambasadori Britanik, vizituan kompanitë pjesëmarrëse në UK Tech Hub, për t’u njohur me shërbimet dhe risitë që ato sjellin në treg. Mes tyre edhe ishte edhe Businessmag.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0