Ky është vetëm një nga aktivitetet në të cilat ajo ka marrë pjesë për të rritur ndërgjegjësimin rreth ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe për të bindur qeveritë në të gjithë botën të ndërmarrin veprime më konkrete për të luftuar kundër saj.
Edhe më interesante, ajo filloi të protestojë ndaj qeverisë në vendin ku jeton, në Suedi, për të ndërmarrë më shumë veprime kundër ndryshimit të klimës, e cila ndezi protesta masive në të gjithë botën.
Edhe pse ajo mund të jetë e re – vetëm 16 vjeç, vendosmëria e saj për të vepruar për një kauzë në të cilën beson, ka frymëzuar mijëra njerëz në mbarë botën. Historia e saj gjithashtu jep disa mësime për sipërmarrësit që duan të bëjnë ndryshime. Mësime si këto:
- Është e rëndësishme ta ngrini zërin për atë që besoni.
Thunberg po shfaq ndikimin e saj duke e ngritur zërin për atë që beson e inkurajon të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Si një sipërmarrës i ri, nëse jeni duke kërkuar një ide biznesi, filloni me pasionet tuaja. Fillimi i një biznesi është një proces i gjatë dhe rraskapitës dhe do ta keni më të lehtë nëse keni pasion për fushën në të cilën punoni.
- Ju kurrë nuk jeni shumë të rinj (ose të moshuar) për të bërë ndryshime.
Ju mund të jeni në kolegj, të sapo diplomuar ose ende në shkollën e mesme, por nëse keni një ide të mirë biznesi dhe jeni të përkushtuar, ju mund ta realizoni atë. Në moshën 15 vjeçare, Thunberg filloi të protestojë e vetme dhe frymëzoi mijëra njerëz për të vepruar. Tani, vetëm 16 vjeç, ajo ka qenë pjesë e konferencave të mëdha për klimën dhe është në rrugën e saj për të biseduar me Kombet e Bashkuara.
Mos lejoni që mosha juaj t’ju bëhet pengesë në rrugën për të bërë ndryshime në botë. Një nga përfitimet më të mëdha për të filluar udhëtimin tuaj sipërmarrës në një moshë të re është se ju jeni të rinj dhe mjaft elastik për t’i përballuar pengesat.
- Pavarësisht nga ajo që po përpiqeni të bëni, gjithmonë do të ketë njerëz që do të punojnë kundër jush.
Duket e vështirë ta besosh se dikush do të punonte në mënyrë aktive kundër një fëmije që dëshiron të provojë dhe ta shpëtojë tokën nga shkatërrimi, por edhe ky synim fisnik tërheq shumë urrejtje, dhe Thunberg duhet të merret edhe me shumë kundërshtarë që e sulmojnë atë në rrjetet sociale. Pavarësisht se kush jeni dhe pa marrë parasysh se sa të dobishme mund të jenë idetë tuaja, juve do t’ju duhet të merreni me njerëz që përpiqen t’ju pengojnë në mënyrë aktive.
Në botën e biznesit, këta njerëz mund të jenë kompanitë konkurruese ose organe qeveritare që miratojnë legjislacione që ndikojnë negativisht në biznesin tuaj. Vëreni kërcënimet që bëhen ndaj biznesit tuaj, në mënyrë që të jeni të përgatitur për to. Nëse vendosni të merrni një qëndrim për një çështje politike, biznesi juaj mund të vihet në shënjestër të personave që kundërshtojnë çdo gjë që ju e kërkoni, kështu që ju duhet të jeni të përgatitur për tu ballafaqaur me këto pasoja të mundshme.
- Ndonjëherë të mbështetësh atë që beson nënkupton marrjen e vendimeve të vështira.
Për Thunberg, aktivizmi i saj mjedisor nuk e lejon të fluturojë me aeroplan, pasi kjo formë e udhëtimit lë gjurmë të mëdha të karbonit. Edhe prindërit e saj thuhet se kanë ndaluar fluturimin për të mbështetur bindjet e saj. Nëse doni që biznesi juaj të pasqyrojë vlerat tuaja, kjo mund të nënkuptojë marrjen e disa vendimeve të vështira.
Nëse dëshironitqë publikisht të bëni të ditur një qëndrim politik, kjo mund të nënkuptojë humbjen e disa klientëve.
Por, si rasti i Thunberg, vendosmëria dhe lufta për atë që besoni mund t’ju çojë shumë larg.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.