Lançohet “e-Testimi” për patentë shoferi - Business Magazine Albania

Lançohet “e-Testimi” për patentë shoferi


Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, mori pjesë në lançimin e testimit elektronik “e-Testimi” për provimin e patentës së shoferit.

Gjatë përurimit të këtij projekti në Njësinë e Patentë Shoferit në Prishtinë, siç njoftohet nga MI, ministri Lekaj tha se me këtë projekt po vendoset një standard europian në një testim të rëndësishëm, që ka ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

“e-Testimi” nga sot do të jetë funksional në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë, kurse brenda vitit do të implementohet në tërë territorin e Kosovës”, tha ai.

Ky projekt ka kushtuar afro 240 mijë euro, ku 200 mijë kanë kushtuar serverat shumë dimensionalë që janë vendosur në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), ku edhe do të ruhen të gjitha të dhënat e kandidatëve që testohen.​

Koha

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0