Kori Gauff, 15 vjeçarja që është në rrugë për t'u bërë milionere këtë vit - Business Magazine Albania

Kori Gauff, 15 vjeçarja që është në rrugë për t’u bërë milionere këtë vit


Kori “Coco” Gauff, 15 vjeçarja amerikane, që po i fiton kampionatet Wimbledon 2019 një e nga një, do të bëhet një milionere para fundvitit.

Tre vjet më parë, babai i saj, Korey Gauff, tha për ESPN se Coco filloi të luante tenis prej moshës gjashtë vjeçare. Kur ishte 8 vjeç, ajo takoi për herë të parë idhullin e saj Serena Williams në një turne në Nju Jork, ku arriti të marrë një autograf nga lojtarja veterane.

“Ajo ka qenë gjithmonë lojtarja ime e preferuar”, ka thënë më parë Gauff, sipas ESPN.

Deri në moshën 12-vjeçare, Gauff tha se donte të imitonte Williams-in dhe të bëhej “lojtarja më e madhe nga të gjitha kohërat”.

Vitin e ardhshëm ajo u bë lojtarja më e re në botë që arrin finalen e US Open dhe një vit më pas fitoi titullin e saj të parë në French Open.

Gauff ka fituar tashmë $139,000 në Wimbledon, por do të fitojë edhe më shumë, nëse mund t’a mbajë këtë ecuri. Kjo do të thotë se ajo ka fituar pothuajse $215,000 nga tenisi para ditëlindjes së saj të 16. Por, sipas Forbes, ky është thjesht një vlerësim i momentit, pasi adoleshentja do të bëhet milionere brenda disa muajve.

Pas fitores së saj ndaj Venus Williams, Gauff tha se ajo ishte mahnitur nga mesazhet e shumta që personalitetet e famshme po i dërgonin.

Gauff tashmë ka mbështetjen e emrave më të mëdhenj në tenis. Sipas Serena Williams, 23 herë kampione e Grand Slam: “Gauff është një vajzë e mrekullueshme. E dua babain e saj. Ata janë me të vërtetë njerëz të mirë”, tha The Telegraph.

Edhe Roger Federer, 20-herë kampion i Grand Slam, tha se ishte “shumë i lumtur” që Gauff u kualifikua për në finale.

“Pashë dy lojërat e fundit kur u kualifikua”, tha ai sipas Reuters. “Është një histori e mrekullueshme, Coco është një vajzë e bukur, punon me të vërtetë shumë. Mendoj se është e qartë që ka një të ardhme të mrekullueshme përpara”.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0