Si i mbrojnë motrat Kardashian 716 markat e tyre - Business Magazine Albania

Si i mbrojnë motrat Kardashian 716 markat e tyre


Familja e Kim Kardashian (sidomos motrat Kylie dhe Kendall Jenner) në mënyrë agresive po aplikon për marka tregtare- 716, për të mbrojtur markat personale nga ata që mundohen të përfitojnë në emër të tyre.

Një gjyqtar i Kalifornisë i dha 2.7 milionë dollarë Kim Kardashian javën e kaluar për padinë e saj kundër markës së modës Misguided USA, për të cilën ajo pretendonte se e kishte përdorur “personalitetin dhe markat e saj” për të shitur rroba të veshura nga ajo. Dhe vetëm javën e kaluar Kim Kardashian prezantoi linjën e saj të re të modës, “Kimono”. Në vitin 2016, Kylie Jenner u përplas me këngëtaren Kylie Minogue mbi përpjekjen e Jenner për zotërimin e markës tregtare “Kylie”, një luftë ligjore që u vendos në favor të Minogue.

Jana Gouchev, një avokate e markës tregtare me vendndodhje në Manhatan, tha se Kardashian-ët kanë një numër të madh të markave tregtare për të mbuluar të gjitha ndërmarrjet e mundshme të biznesit. “Ata nuk e dinë domosdoshmërisht se çfarë do të ofrojnë përmes këtyre markave kështu që ata duan t’i mbrojnë ato në mënyrë proaktive”, tha ajo. Emri Kardashian ka aq shumë vlerë kudo që ta vendosni, prandaj ata duan t’a mbrojnë atë në çdo mënyrë të mundshme.

Kardashian-ët, së bashku me Kylie Jenner, paraqitën aplikacione të markës tregtare në emrat e fëmijëve të tyre për të parandaluar njerëzit e tjerë që t’i përdorin emrat e fëmijëve në sipërmarrjet e biznesit. Aplikacionet e markës tregtare duhet të rinovohen çdo pesë vjet.

Kim Kardashian West

(149 aplikacione)

Kryesoret:

• Fleur Fatale: Parfume dhe aroma. (Ka skaduar)

• Deeply Felt: Është menduar për kozmetikë, veçanërisht për ngjyrosjen e syve. (Aktuale)

• Kardashian Khaos: 15 aplikacione të veçanta janë paraqitur nën emrin “Kardashian Khaos”. Katër prej tyre – për shkrepëse. (Kanë skaduar).

• Belle Noel

• Chicago West

• Dashing nga Kim Kardashian

• Glam Bibla

• Kardashian Kollection Kurves

• Kimoji

Kylie Jenner

(128 marka tregtare)

Kryesoret:

• Kamioni Kylie Jenner: Për një dyqan me pakicë, për të shitur “kozmetikë dhe dhurata”. (Aktuale)

• Stormiworld: Veshje për fëmiijë dhe lodra nën emrin e vajzës së Jennerit. (Aktuale)

• Kybrow

• Kylash

    • Kylighter

    • Kyshadow

Kendall Jenner

(34 marka tregtare)

Kryesoret:

• Cake nga Kendall dhe Cara: E destinuar për kapela. Emri Cara ndoshta iu referohet shoqes së Kendall dhe modeles Cara Delevingne. (Aktuale)

• Metal Haven nga Kendall dhe Kylie: E destinuar për një linjë tjetër bizhuterie. (Ka skaduar)

• Kendall + Kylie.

 

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0