Të përqafosh apo të mos përqafosh. Një udhëzues 5-hapësh për përqafimet në punë

Të përqafosh apo të mos përqafosh. Një udhëzues 5-hapësh për përqafimet në punë


A duhet të përqafoni në punë? Kjo është një çështje disi e komplikuar.

“Nuk dua të jetoj në një botë ku e nxjerrim jashtë ligjit përqafimin në vendin e punës”, – tha Denise Dudley, një psikolog i sjelljes. “Por ne gjithashtu kemi nevojë për një botë ku të ndjehemi rehat”

Punëdhënësit dhe punonjësit i kushtojnë shumë vëmendje veprimeve të tyre në vendin e punës. Në vitin 2019, ka disa gjëra si psh aktet fizike si përqafimi që ne nuk duhet t’i bëjmë më, pasi nuk vlen të rezikojmë për këto gjëra.

Njerëzit janë të ndryshëm kur bëhet fjalë për shprehjen e ndjenjave. Disa i kanë shumë të natyrshme përqafimet, e disa të tjerë mezi përqafojnë të dashurit e tyre, e aq më pak të pranojnë të tilla veprime të tilla në ambientet e punës.  Ju mund të lexoni këtë udhëzues 5-hapësh për përqafimet në punë.

Lexoni dhomën
Industritë e ndryshme dhe vendet e punës kanë kultura të ndryshme, kur është fjala për përqafimin.

“Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm në aspektin social dhe kulturor”, – tha Jodi Smith, president i konsulencës së etiketës Mannersmith.

Në përgjithësi, industritë më konservatore si financat apo bankat, nuk japin shumë përqafime në zyrë, ndërkohë që industritë si shërbimi apo mikpritja kanë tendencë të jenë më të hapur për t’u përqafur. Kur punoni mund të luani gjithashtu një rol.

“Në New York City dhe në Boston nuk ka aq shumë përqafime sa në Kaliforninë e Jugut”, tha Smith.

Mbani në mend dinamikën e fuqisë
Një person me pozitë duhet të shmangë dhënien e përqafimeve. “Një person i rangut më të lartë, duhet pothuajse kurrë të mos iniciojë një përqafim me një person me një nivel më të ulët”, – tha Smith.

Pyetja nëse është në rregull për të dhënë një përqafim, gjithashtu nuk lehtëson ndonjë presion. “Është e komplikuar pak situata e të thënit :jo, ju nuk mund të përqafoni mua”, –  tha Schmidt.

Përqafimet mes dy kolegëve të të njëjtit nivel, priren të jenë më të pranueshme, të përshatshme dhe janë të pranishme.

“Nëse një person nuk ka ndonjë ndikim mbi karrierën e tjetrit, nuk nënshkruan një pagë apo bonus dhe ju jeni të përfshirë në jetën e njëri-tjetrit, ju mund të jepni përqafime”, –  tha Smith.

Studioni rrethanat e situatës
Nëse jeni duke debatuar  dhe doni të ndërhyni me një përqafim, duhet të studioni situatën, se sa i hapur është për të pritur këtë veprim tuajin personi e të cilin po debatoni.

Shmangia e kontaktit me sy në formën e paralajmërimit për të mos u afruar, mund të sinjalizojë se personi nuk dëshiron përqafim”, – tha Dudley.

“Nëse personi të cilit ju doni t’i jepni përqafimin, ka një qëndim me supe pak të ngrituara lart, atëherë është koha t’i jepni përqafimin që edhe ai po e pret”, – tha Smith.

Lexo: 3 Sjelljet që mund të ndërtojnë talentin tuaj, për t`u bërë  udhëheqës më i mirë

Vendosni pritjet tuaja
Nëse shqetësoheni se dikush nuk është i sigurt se si t’ju përshëndesë, jepini menjëherë dorën, për t’ja bërë të qartë se një shtrëngim duarsh   preferohet “,  – tha Karen Elliott, një avokat i punës dhe punësimit me Eckert Seamans.

“Unë u përplasa me dikë që unë e njihja mjaft mirë dhe mund të them se po pyeste nëse duhet të ndërhynte për një përqafim. Ajo që bëra ishte shtëngimimi dorës dhe unë pash edhe lehtësim tek ai person”, –  tha Elliott.

Mënyra të tjera për të treguar ngrohtësi
Ka mënyra të tjera për të treguar miqësi dhe vlerësim në vendin e punës. “Ju mund të provoni një variant të një përqafimi dhe një shtrëngim duarsh”, – sugjeroi Smith.

“Ju gjithashtu mund të provoni duke qëndruar pranë tyre dhe duke vënë një krah në shpatullat e tyre dhe duke i dhënë një lloj mbështetje pa patur nevojë për një përqafim ballë për ballë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“A doni të dini se çfarë mendon Zoti për paranë? Shihni njerëzit të cilëve ua ka dhënë.”
— Dorothy Parker
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0