Kjo vjen kryesisht falë aplikacioneve të reja që janë krijuar në vitet e fundit dhe u ka mundësuar blerësve të rinj të krijojnë lehtësisht dyqanin e tyre online dhe të blejnë ose të shesin veshjet dhe aksesorët e përdorura.
Depop, i cili u lançua në Milano në vitin 2011 dhe ka fituar përdorues kudo në Botë, është njëri prej këtyre aplikacioneve. Aplikacioni i ‘pazarit social’ është përshkruar si një përzierje midis eBay dhe Instagramit.
Të premten, kompania njoftoi se ka përfituar 62 milionë dollarë në një raund financimi të udhëhequr nga kompania General Atlantic.
Sipas Rachel Swidenbank, nënkryetare e tregut në Depop, shit-blerja në këtë aplikacion mund të bëhet një hobi shumë fitimprurës. Disa shitës po bëjnë më shumë se 300,000 dollarë në vit, tha ajo.
Përderisa ky nuk është fitim i pastër – sepse Depop merr një shumë prej 10% të secilës shitje, dhe është një kosto tjetër për të bërë shit-blerje – vështirësitë për të bërë biznes në këtë aplikacion janë të ulëta. Plus, çdokush që posedon një telefon mund të ketë akses në aplikacion. Për të mësuar më shumë rreth aplikacionit klikoni linkun më poshtë:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.