3 Kurse për të fituar para nëpërmjet punës dytësore (side hustle)

3 Kurse për të fituar para nëpërmjet punës dytësore (side hustle)


Të fitosh para duke u marrë me një punë dytësore (side hustle) është jashtëzakonisht e vlefshme për të arritur pavarësinë dhe lumturinë financiare. Dhe më e mira e kësaj është që secili mund të ketë sukses.

Julie nga Fire Drill Podcast dhe Kody nga Fi Show Podcast krijuan disa kurse të dobishme për side hustle:

Krijimi i një Blogu – Potenciali më i lartë i të ardhurave, por rritja është e ngadaltë. Ju nuk mund të filloni të fitoni menjëherë para përmes blogu, por me kalimin e kohës mund të gjeneroni qindra e mijëra në muaj. Julie & Cody shpjeguan krejtësisht metodat e përfitimit të të ardhurave nëpërmjet side hustle (me screenshots dhe video tutoriale).

Shkarkimet Etsy Digital – Rritja në këtë side hustle është më pasive. Shkarkimet digjitale Etsy ose “printables” janë bërë shumë të popullarizuara. Blerësit blejnë artikuj digjitalë, si etiketa dhe paketime për dhurata, thënie që ngjiten në mur etj. Si shitës, ju shqetësoheni vetëm për të bërë shtypjen dhe ngarkimin e produkteve tek Etsy. Nëse nuk jeni krijues, mos u shqetësoni. Kursi ju jep mbi 55 ide dhe udhëzime të ndryshme të dizajnit për të filluar.

Freelancing – Rritja më e shpejtë. Nëse doni të bëni para më shpejtë ( kush nuk do), freelancing është zgjidhja e duhur. Përmes platformave të tilla si Fiverr dhe Upwork, ju mund të paguheni për shërbime të tilla si shkrimi i pavarur, redaktimi i audiove, dizajni grafik dhe shumë të tjera. Sapo t’i zhvilloni aftësitë tuaja, mund të fitoni para sipas dëshirës. Kursi ofron këshilla për tre nga këto aftësi në thellësi dhe ju udhëzon të gjeni klientin tuaj të parë. Tani disa sipërmarrës të rinj kanë krijuar një platformë posaqërisht për freelancerët, të quajtur iLance.al, ku mund të bësh një profil dhe të gjesh klientë. Për më shumë lexoni artikullin tonë për këtë platformë:

Ilance.al, platforma e parë online për freelancerët në Shqipëri

Hallmark Cards (kompania më e madhe e kartolinave që përdoren për festa, ditëlindje, dekorime shtëpiake etj, fiton 4 miliardë dollarë në vit. Jam i sigurtë se edhe në Kosovë e Shqipëri ekziston mundësia për të bërë para nëpërmjet këtij shërbimi dhe profesioneve të tjera që i përmenda më lart.

Kursi i tyre mbyllet nesër, 30 qershor në mesnatë.

FinancialPanther

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0