Administrata Tatimore ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese ndaj tatimpaguesve, për të parë në terren situatën reale dhe faktorët e riskut. Sipas tatimeve, fushata deri më tani ka prekur vetëm zonat e mëdha turistike si: Tirana, Durrësi, Shkodra, Lezha, Fieri, Vlora, Pogradeci, Korça. Kontrollet pritet të shtrihen në të gjithë territorin e vendit.
Nga të dhënat paraprake, rezulton se ka shkelje të legjislacionit tatimor lidhur me moslëshimin në kuponit tatimor, përdorimin e pajisjeve fiskale, mos-deklarimin e punonjësve, si dhe subjekte të paregjistruara.
Subjektet tregtare po informohen dhe këshillohen që të korigjojnë sjelljen e tyre në respektim të detyrimeve ligjore, ndërsa secili prej tyre është vënë në dijeni, se do të monitorohet në vazhdimësi nga administrata tatimore, për shkak të parregullsive të konstatuara, në pritje të vetëkorigjimit.
Lexo: Tatimet publikojnë ndryshimet e taksave kombëtare
Drejtoria e Tatimeve thekson se kjo fushatë ka si qëllim rritjen e shkallës së informimit dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve, për të ndërtuar një praktikë të qëndrueshme të respektimit të ligjit në mënyrë të barabartë nga të gjithë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.