OpenPay. Startup-i fitues i Elevator Lab në edicionin e kaluar sjell përvojën e tij - Business Magazine Albania

OpenPay. Startup-i fitues i Elevator Lab në edicionin e kaluar sjell përvojën e tij


Arben Malasi, Menaxheri i Përgjithshëm i Symmetric, flet për përvojën e tij në Elevator Lab, inkubatori i Raiffeisen Bank. Produkti i tyre teknologjik OpenPay, u shpall fitues dhe u mbështet deri në konsolidimin e tij si produkt. Ne ju sjellim përvojën e këtij startup-i, ndërsa pritet të rikthehet së shpejti Elevator Lab. Lexoni intervistën me Arben Malasin:

Lexoni: Hapet raundi i dytë i programit “Sfida Elevator Lab” nga Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe Kosovë

Cili ishte produkti juaj? Si ishte eksperienca juaj në Elevator Lab?

Produkti quhet “OpenPay” dhe është një platformë pagesash, e cila lidh në një rrjet të përbashkët tregtarët, konsumatorët dhe bankat, duke anashkaluar procesorët dhe skemat tradicionale të pagesave.

Me këtë produkt presim të kemi një revolucion në fushën e pagesave. Shumë shpejt, të gjithë tregtarët si supermarkete, dyqane të vogla, restorante, e-Commerce etj., mund të pranojnë pagesa elektronike me kosto më të ulët duke marrë pagesën në llogarinë e tyre në kohë reale, thjeshtë dhe me siguri maksimale, përmes përdorimit të thjeshtë të llogarisë bankare dhe Mobile Banking, pa qenë nevoja të ketë një kartë debiti apo krediti.

Produkti është bazuar në direktivat më të fundit të Bashkimit Europian PSD2 (OpenBanking) dhe është një nga të paktat implemetime të këtij lloji në Ballkan. Openpay u shpall fitues duke u vlerësuar maksimalisht nga juria e Elevator Lab e organizuar në Shqipëri dhe u kualifikua automatikisht për në gjysëm finalen e Elevator Lab në Vjenë.

Elevator Lab në Vjenë organizoi një sërë takimesh me Dhomën e Tregtisë së Vjenës për të vlerësuar mundësi të ndryshme për hapjen e një zyre dhe mundësi të ndryshme finacimi, të cilat jemi duke i vleresuar. Gjithashtu, Elevator Lab kishte organizuar dhe trajnime për PITCHing shumë profesionale, nga të cilat morëm një eksperiencë shumë të mirë.

Si vendosët të merrnit pjesë te “Elevator Lab”?

Formati i Elevator Lab është një format tepër i veçantë për startup-et që synojnë industrinë finaciare sepse jo vetëm që ofrohet mundësia për financim, por gjithashtu produkti merr një formë ndërkombëtare nga sygjerimet e mentorëve, të cilët vijnë me praktikat më të mira të industrisë nga tregu europian.

Programin e Elevator Lab e kemi ndjekur gjatë vitit 2017, kur u organizua për herë të parë në Vjenë. Por, në atë kohë nuk kishim ende produktin gati për ta prezantuar, pasi ishte akoma në zhvillim dhe menduam të prisnim dhe një vit.

Ne vitin 2018, pasi kishim përfunduar produktin dhe ishim gati për ta hedhur në treg, u regjistruam në Elevator Lab, të organizuar nga Raiffeisen Bank Shqipëri në bashkëpunim me Raiffeisen Bank International. Fituesi i konkursit bëhej pjesë e konkursit në Vjenë, së bashku me shumë kompani të tjera nga vende të ndryshme.

A mund të na flisni për vlerën që ka dhënë programi në produktin tuaj si startup?

Doja të inkurajoja të gjitha startup-et shqiptare të marrin pjesë në Elevator Lab, sepse vetë formati të bën të kuptosh realisht vlerën e produktit. Kjo është një nga pjesët më të rëndësishme që kemi fituar deri tani nga ky format. Nëpërmjet këtij programi statup, kanë mundësi të testojnë produktin në një treg ndërkombëtar dhe të diskutojnë rreth tij me ekspertët më të mirë të bankës nga e gjithë Europa.

Padyshim, finacimet për të përmirësuar produktin dhe mundësia e një kontrate me Raiffeisen Bank si lokalisht ashtu dhe në vendet në rajon të japin më shumë mundësi dhe përshpejtojnë kalimin e produktit në një nivel ndërkombëtar.

A keni arritur të keni një kontratë me Raiffeisen?

Dua të theksoj se Raiffeisen Bank Shqipëri na ka mbështetur gjatë gjithë fazave të programit të Elevator Lab dhe ka promovuar zgjidhjen tonë në Vjenë. Në lidhje me kontratën me Raiffeisen Bank do ta zbuloni shumë shpejt.

Çfarë fituat nga eksperienca në Vjenë?

Symmetric pati një bashkëpunim të suksesshëm me një nga 8 kompanitë fituese, për të ndërtuar një koncept si mund të implementohet komunikimi me ultratinguj në fushën e pagesave, duke përdorur platformën OpenPay. Ky produkt u testua në ambientet e Raiffeisen Bank Shqipëri dhe u demonstrua në Vjenë gjatë mbrëmjes finale. Patëm nderin të ishim pjesë së bashku me 8 startup-e të përzgjdhura nga rreth 400 konkurrues nga e gjithë Bota.

Elevator Lab financoi ndërtimin e produktit dhe e gjithë eksperienca dhe feedback që morëm na ndihmuan shumë për të përmirësuar OpenPay.

Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe Kosovë ka hapur raundin e dytë të programit “Sfida Elevator Lab”. Për të aplikuar në program vizitoni faqen e internetit: https://elevator-lab.com/challenges/regional-2/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0