Vetëm një email apo postim mund t'ju mbajë larg suksesit - Business Magazine Albania

Vetëm një email apo postim mund t’ju mbajë larg suksesit


Një postim i thjeshtë në Twitter doli të ishte miliarda-dollarësh.

Më 5 janar 2010, Ryan Graves dërgoi një tweet tek bashkë-themeluesi i Uber Travis Kalanick duke sugjeruar veten si një punonjës potencial për kompaninë Uber, e cila në atë kohë ishte vetëm një startup.

Graves, i cili atëherë ishte duke punuar si një lider në një program menaxhimi në General Electric,  e fitoi vendin e punës.

Më 1 mars 2010, ai u bë punonjësi i parë në Uber falë atij postimi në Twitter.

“Isha duke kërkuar kandidatin e duhur”, shkroi Kalanick ( Ceo i Uber) në një postim blogu për ditët e para të Uberit. “Ajo që rezultoi ishte aplikimi më interesant për punë që kam parë ndonjëherë”.

Tani sigurisht, Uber është një kompani multi-miliardere. Ajo vlen më shumë se 75 miliardë dollarë.

Për shkak të aksioneve të tij në kompani, Graves, 35 vjeç, është një njeri shumë i pasur, me një pasuri që e kalon vlerën 1 miliard dollarë, sipas Forbes.

Kalanick (me pasuri mbi 5 miliard dollarë, sipas Forbes) ka thënë se Graves, “filloi punën e palodhshme”, pasi u punësua në Uber. “Që nga dita e parë e punës, ne kaluam rreth 15-20 orë në javë duke punuar së bashku, duke analizuar produktin, modelin e çmimeve, gjithçka.

Ai e mësoi lojën e biznesit shumë shpejt dhe punoi shumë për të ndërtuar ekipin e Uberit dhe për të arritur një sukses të jashtëzakonshëm”, shkruan Kalanick në postimin e 2010-s.

Edhe pse Graves dha dorëheqje në vitin 2017 për shkak të disa polemikave brenda kompanisë”, ai ende është pjesë e bordit të drejtuesve të Uber. Tani jeton me familjen e tij në Hawaii, sipas Forbes, dhe drejton firmën e tij të investimeve, Saltwater.

Ndonëse tweet-i i Graves mund të tingëllojë si një përrallë e Silicon Valley, nuk është krejtësisht unike. Adam Lyons ishte themeluesi 25-vjeçar i startup-it të sigurimit të makinave, Zebra, kur një ditë i dërgoi një email miliarderit Mark Cuban dhe përfundoi duke marrë një investim prej tij.

Gjithashtu, Elon Musk kohët e fundit i sugjeroi një përdoruesi në Reddit “një intervistë për punë në kompaninë Tesla”, për analizën që ai përdorues kishte bërë për makinat autonome Tesla.

Dhe nuk është vetëm Silicon Valley, vendi ku ndodhin mrekullira të tilla: Hafthor Bjornsson, një aktor yll në serialin “Game of Thrones”, fitoi një provë për rolin e tij vetëm nëpërmjet një mesazhi në Facebook.

Edhe më interesant është fakti që edhe tek ne në trojet shqiptare që moti ka filluar të ekzistojë komunikimi i ndërsjellë. Unë personalisht kam filluar bashkëpunimin me BusinessMag, vetëm nëpërmjet një emaili të thjeshtë.

Prandaj, në botën e sotme dinamike, asnjëherë nuk dihet se ku mund të të çojë një mesazh i vetëm. Kështu që, nëse ke një ide të mirë që dëshiron ta ndash me të tjerët, mos hezito, provoje fatin!

/CNBC.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0