AUK hap aplikimet për kurset verore - Business Magazine Albania

AUK hap aplikimet për kurset verore


Instituti për Trajnim dhe Zhvillim në Kosovë (A.U.K) ka hapur aplikimet për kurset verore:

  1. CCNA R & S 1: Hyrje në networking

Ky kurs prezanton arkitekturën, funksionet, komponentët dhe modelet e Internetit si dhe rrjeteve të tjera kompjuterike. Deri në fund të kursit, studentët do të jenë në gjendje të ndërtojnë LAN-e të thjeshta, të bëjnë konfigurime bazë për routerat dhe çelsat dhe të zbatojnë skemat e adresimit të IP.

Mëso më shumë.

  1. Esencialet në TI

Ky kurs përqendrohet në bazat e pajisjeve kompjuterike dhe të pajisjeve mobile, hardware dhe software, dhe koncepte të avancuara si siguria, rrjetëzimi dhe përgjegjësitë e një profesionisti TI. Është projektuar për studentët që duan të ndjekin karrierë në TI dhe që duan të fitojnë njohuri praktike se si punon një pajisje kompjuterike dhe mobile.

Mëso më shumë.

  1. Instalimi, ruajtja dhe llogaritja me Windows Server 2016

Ky kurs është projektuar kryesisht për profesionistët e TI të cilët kanë përvojë me Windows Server. Është projektuar për profesionistët, të cilët bëjnë ruajtje dhe llogaritje duke përdorur Windows Server 2016, që kanë nevojë t’i kuptojnë skenarët, ruajtjen dhe llogaritjen e opsioneve që janë në dispozicion dhe të zbatueshme për Windows Server 2016.

Mëso më shumë.

  1. Programim (HTML5, CSS3, JavaScript)

Kursi i programimit është dizajnuar për të pajisur studentët me njohuri dhe aftësi themelore me programimin në ueb duke përdorur HTML5, CSS3 dhe JavaScript. Kursi është i përshtatshëm për kandidatët që kanë pak ose aspak njohuri në këtë teknologji. Përmbajtja e kursit është hartuar për të adresuar nevojat e aplikimit të programeve të internetit qoftë për qëllime akademike ose për ato profesionale.

Mëso më shumë për këtë kurs.

Agjenda e trajnimeve.

Numri i vendeve është i limituar.

Apliko tani!

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0