Marrëveshja e nënshkrua nga zyrtarë të qeverive të gjashtë vendeve gjatë samitit dixhital të Ballkanit perëndimor që po mbahet sot dhe nesër në Beograd.
Sipas kësaj marrëveshje, nga 1 korriku i këtij viti do të fillojë një periudhë tranzitore ku tarifat roaming për telefonatat mes Serbisë, Bosnies, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut do të jenë nën 27% ndërsa për Shqipërinë ulja do të jetë në masën 85%.
Përfaqësues shqiptarë pjesëmarrës në samit, thanë se ky është një nga hapat e bashkëpunimit në fushën dixhitale.
Tarifa për një minutë telefonatë mes vendeve do të jetë rreth 0.19 euro.
Eduard Shalsi, Ministri Shqiptar për Sipërmarrjen, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka theksuar se pas këtij procesi vendi do të bëhet pjesë e Roam Like Home me Europën, ku përfitimet janë akoma më të mëdha.
“Lajm i mirë për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor! Nënshkruhet marrëveshja midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin Dixhital në Beograd për reduktimin e tarifave roaming deri në zerimin e tyre brenda vitit 2021. Më pas, do të jemi pjesë e Roam Like Home me Evropën, duke patur përfitime të shumta. Shqipëria e ka paraprirë këtë proces me ndryshimet ligjore që i kanë hapur rrugë zbatimit të shpejtë të kësaj iniciative”, shkruan Shalsi.
Nisja e procesit tranzitor në korrik, parashikon komunikim e tranferim të dhënash me çmime shumë më të ulëta se aktualisht.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto