Këshillat më të mira për maturantët - Business Magazine Albania

Këshillat më të mira për maturantët


Patrick Bet-David ( sipërmarrës amerikan multi-milioner) dëshiron që të gjithë maturantët që duan të bëhen sipërmarrës të mbajnë vesh këto këshilla. Nëse doni të keni një Lambo, Rolls Royce, ose Ferrari një ditë, janë 6 gjëra që ju duhet t’u jepni kohë për të arritur suksesin.

  1. Martesa

Ju jeni ende duke mësuar se çfarë është dashuria, me kë duhet të dilni dhe mbi të gjitha ende nuk e keni kuptuar se ҫka dëshironi për veten tuaj. Ju mund të keni një të dashur që tani e doni por  duhet ende kohë që të njiheni dhe të siguroheni që personi, me të cilin/cilën doni të martoheni, i ka tiparet që ju pëlqejnë.

  1. Fëmijët

Fëmijët janë angazhimi më i madh në jetën tuaj. Ju do t’i doni dhe do të shqetësoheni për ta për gjithë jetën. Mos nxitoni të bëni familje nëse nuk jeni gati për t’u angazhuar në një nivel të lartë financiar dhe emocional.

  1. Blerja e një shtëpie

Kur jeni i ri, ju keni më shumë fleksibilitet për ta pozicionuar veten në planin afatgjatë. Ju nuk keni nevojë të blini një shtëpi menjëherë, sepse muaj apo vite më vonë, mund të detyroheni të shpërnguleni dhe duhet të jeni gati.

  1. Rrethi juaj i brendshëm

Shumë nga miqtë e tanishëm nuk do të jenë miqtë tuaj pas pesë apo dhjetë vitesh. Merrni kohë sa ju duhet për ta rrethuar veten me njerëz që ju mbështesin dhe largohuni prej atyre që ju pengojnë të zhvilloheni. Sepse nëse nuk jeni shumë të kujdesshëm, shoqëria e gabuar do t’ju lërë prapa.

  1. Bindjet politike

Merrni kohë për të kuptuar klimën politike në vendin tuaj. Ndërsa pasuroheni, kuptoni se si fitimet dhe taksat tuaja ndikojnë në komunitetin rreth jush.

  1. Qëllimi i jetës

Njerëzit e suksesshëm marrin kohë për të gjetur qëllimin e tyre afatgjatë të jetës. Dhe mund t’ju duhen disa vjet për ta gjetur atë. Jini të durueshëm dhe të vetëdijshëm për opsionet tuaja.

Këto janë gjërat të cilat duhet t’i bëni ngadalë, shtruar por ka disa gjëra që duhet t’i bëni urgjentisht në jetën tuaj:

  1. Duhet ta mësoni punën e rëndë

Mësoni se çfarë nënkupton të punoni 80 orë në javë. Në shkollë nuk ua mësojnë. Kështu që, tani është koha e përkryer për ta kuptuar punën e rëndë dhe me orë të gjata.

  1. Mësoni sa më shpejt t’i studioni njerëzit

Studioni të gjithë, që nga prindërit deri te shefi juaj në punë. Bëni pyetje dhe dëgjojini përgjigjet e tyre. Shikoni se si njerëzit i përballojnë mbledhjet e punës, sfidat, personelin, komunikimet etj. Studioni edhe veten, kështu që do ta dini se cilat janë pikat tua të forta dhe se ku e shihni veten pas disa viteve. Gjeni dikë (një mësues, mentor) që e shikoni si shembull për vete. Do t’ju ndihmojë të rriteni më shpejt nëse mund të mësoni dhe ta zbatoni në praktikë atë që keni mësuar.

  1. Bëhu urgjent për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme

Rrethojeni veten me njerëz që i shihni si shembull. Kërkoni dhe gjeni individë që mund t’i studioni dhe që ju ndihmojnë të rriteni. Ndërtoni një barazi sociale rreth jush që tani.

  1. Qëndroni larg drogës dhe alkoolit

Varësia do ta shkatërrojë jetën tuaj dhe do t’ju pengojë t’i realizoni ëndrrat tuaja. Më e keqja është se varësia mund t’ju vrasë. Nëse doni t’i bëni realitet ëndrrat tuaja, droga dhe alkooli nuk kanë vend në rrugëtimin tuaj.

Kur njerëzit e pyesin Patrick-un se si e ka arritur gjithë pasurinë dhe suksesin, ai u thotë atyre: “Unë kam marrë shumë vendime të këqija, por kam qenë me fat që jam treguar i duruar me martesën, fëmijët, qëllimin tim të jetës, me blerjen e një shtëpie, rrethin, bindjet e mia politike, sepse vazhdimisht isha duke mësuar. Nuk jam treguar egoist duke thënë, “Unë i di të gjitha”. Unë kam mundur të arrij ҫfarë kam planifikuar në jetën time, sepse kam marrë kohën time me këto gjashtë temat e para dhe jam treguar shumë urgjent me këto të tjerat, që më ndihmuan të arrij këtu ku jam sot”.

/Patrick Bet David

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0