Fjorza Mullaji ka tashmë një shtëpi për Just.fjo.accessories. Sipërmarrrëse e re, ajo nuk dëshiron të jetë pronare e gjithçkaje. Me një angazhim prej 10 orë në ditë, ajo thotë se, “lloji im i biznesit kërkon shumë impenjim dhe klientët duan që të komunikojnë gjithmonë me mua”.
Nga Tetori që ka hapur dyqanin ka hyrë në një fazë të re. Vajza e saj shkon në kopësht dhe kjo e bën më të lehtë qëndrimin e saj në punë gjatë ditës. “Në darkë bashkohemi dhe meqënëse të tre flemë shumë vonë kemi mjaftueshëm kohë që të luajmë dhe diskutojmë. Mundohemi që të dielave dhe pushimet të bëjmë gjëra që na japin kënaqësi,” thotë ajo.
Fjorza ka mbaruar studimet për “përkthim – interpretim” të gjuhës greke, “Shkenca politike” si dhe zotëron një master për “Administrim publik”, por zgjodhi të ndiqte pasionin e saj.
“Asnjë nga studimet e mia nuk i nisa me idenë e punësimit, i bëra për kulturën time. Stiloj bizhuteri që në moshën 17 vjeç. Kjo ishte ëndrra ime. Jetojmë në një periudhë ku shkollimi bëhet për arsye të gabuara dhe shpesh nuk është i duhuri. Ideale është të mos ndjekim trendët, por pasionet. Në qoftë se kemi talent në një fushë të caktuar, duhet ta kultivojmë me patjetër”, thotë Fjorza në një intervistë për Businessmag.al.
Për vajzat e gratë në biznes, Fjorza mendon se, “Kur një femër thotë diçka, zëre se u bë. Jemi aq të fuqishme sa vërtetë mund të bëjmë gjithçka. Duhet pak pozitivitet, shumë punë dhe durim. Unë prita 12 vite për këtë çast dhe ia vlejti. Mund ta bëni dhe ju”.
Artikulli u publikua më parë në faqen 49 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.