Infocom X: Teknologjia, bazë zhvillimi për çdo sektor - Business Magazine Albania

Infocom X: Teknologjia, bazë zhvillimi për çdo sektor


Mbahet edicioni i 10-të i Infocom Albania, eventi më i madh që mbështet zhvillimet teknologjike në vend. Infocom X mblodhi 11 folës që prezantuan zhvillime më të fundit nga fushat që përfaqësonin.

Në fjalën hyrëse, organizatori i Infocom Erton Graceni, u shpreh oprtimist për potencialin e të rinjve dhe zhvillimin e teknologjisë në vendin tonë, edhe pse pjesëmarrja nuk ishte ashtu siç pritej.

“Mundohemi të sjellim evente paralele për të kapur interesin e disa targetgrupeve. Njerëzit fillojnë e lodhen me fytyra të njëjta ndaj ne jemi të detyruar të sjellim risi qoftë te folësit qoftë në partnerët që e ndihmojnë këtë event”, thotë z.Graceni. “Kompanitë e huaja janë ato që tregohen të gatshme për nxitjen e teknologjisë në Shqipëri dhe financimin e projekteve”.

Risi e këtij viti ishin “dhomat e programimit” si Hackathon 2.0, Escape Room dhe workshop-et Mobile Gaming dhe Info-Sec 101, ku të rinjtë praktikojnë aftësitë e tyre në coding. Risi tjetër këtë vit ishte sjellja e spikerëve të huaj si psh nga Suedia, por edhe pjesëmarrja e spikerëve nga Kosova. E gjithë kjo u bë me qëllim diskutimin e IA në Shqipëri, pasi kjo  e fundit ne vendin tonë nuk është akoma diçka e perceptushme, por ka mbetur në fazën e nocionit.

Anila Tollkuçi, Drejtuese e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Raiffeisen Bank, tregoi për programin më të ri që banka ka krijuar për startup-et shqiptare. I quajtur Elevator Lab, ky program do të lidhë startup-et me korporatat dhe ato do të kenë mundësinë të testojnë produktin e tyre në hapësirën dhe sistemin e bankës.

“Bankat po dixhitalizohen. Nuk mund të themi më që ato janë të ngurta” shprehet  Tollkuçi për Business Mag.

Startupet që duan të bëhen pjesë e këtij programi duhet t’i përkasin këtyre 8 fushave: Regtech, SME Banking, Retail Banking, Cyber Security, FX Solutions, Large Corporates & Institutional Clients dhe Advanced Analytics & Artificial Intelligence.

Folëse për të dytën herë Irida Huta, Menaxhere për zhvillimin e biznesit pranë PayLink Albania, preku temën e dixhitalizimit të pagesave. Kjo është një risi e dobishme që shumë shtete e kanë përqafuar. Shqipëria ka oportunitet për ta zhvilluar këtë risi, si nga ana e infrastrukturës, mbështetjes nga sistemi bankar dhe qeveria. Bashkëpunimi më i mirë i këtyre palëve do të sjellë lançimin e kartave nga PayLink për pagesa të ndryshme.

“Kjo është e ardhmja! Ka ardhur momenti që dhe Shqipëria të përdorë këtë risi. Hedhja e këtyre produkteve në treg, si karta e studentëve apo ajo për të moshuarit apo kartat për shërbime të tjera si parkimi, transporti etj. Do ta bëjë më të lehtë pranimin e produktit. Është facilitet, është siguri, është mbrojtje,” tha Huta për Business Mag.

Aljetin Berisha, kryetar i Finnish SCHOOLS International solli një qasje tjetër të edukimit dhe integrimit të teknologjisë në mësimdhënie. Dixhitalizimi është i nevojshëm për t’u përshtatur me kërkesat e tregut dhe të ardhmen. “Gjithçka në botë po ndryshon vetëm shkolla jo”, – tha ai, “Shkolla i ka shërbyer revolucionit industrial, por sot nuk jemi në të njëjtat kushte”.

Sipas statistikave, 47% e profesioneve do të zhduken në vitin 2030 dhe ende shkolla nuk po përgatit brezat për atë që na pret.

Pjesa e dytë e këtij edicioni u hap nga Taner Selim, CEO i Snowball Games Macedonia.

Taner tregoi për pjesëmarrësit në konferencë impaktin që sjell zhvillimi i lojërave në fusha të ndryshme të jetës, për të patur sa më shumë interaktivitet me përdoruesin.

“Nëse doni që të njihni dikë dhe ta pëlqeni atë atëherë luani një lojë me të,” tha ai.

Gjithashtu me teknologjitë që kemi në dispozicion, sot çdokush mund të krijojë për vetëm pak orë një lojë të thjeshtë.

Gerdi Papa, pedagog i arkitekturës pranë Universitetit Polis, ishte po ashtu folës në Infocom. Ai solli shembuj se kur algoritmat ndërthuren me dizajnin krijojnë gjëra madhështore. Smart Cities dhe Smart Homes ishin dy nga tematikat kyçe të prezantimit të tij. Qytetet e së ardhmes do të jenë të lidhura dhe jeta do të bëhet më interaktive.

“Duke i bërë njerëzit të duan qytetet e tyre, do të krijohen qytetet që njerëzit duan”, mbylli prezantimin e tij Gerdi.

Kush nuk e do një makinë, e cila është ekonomike, nuk shkakton ndotje dhe ka garanci dhjetra vjeçare, në shtëpinë e tij? Nga Electrify Albania, pjesë e projektit Tirana Last Mile, erdhi në skenë Loreta Hysa, COO pranë kompanisë, e cila i dha një prezantim ndryshe konferencës.

Falë Electrify Albania prej vitit 2017 Shqipëria zotëron kulla karikimi për makinat elektrike. Me kulla në Tiranë dhe Fier, kompania synon të shtrihet akoma më shumë në vitet në vazhdim, duke nxitur më shumë njerëzit të përdorin makinat elektrike.

“E ardhmja është premtuese,” tha Loreta. Me projekte e iniciativa të tilla mesa duket asgjë nuk është më e largët.

Çelik Nimani, themelues dhe CEO i kompanisë kosovare Frakton, i vuri theksin kryesor software-it dhe zhvilluesve të software. Mbrapa çdo zhvillimi teknologjik qëndron software dhe pas çdo software është njeriu. E ndërsa kërkesa është më e lartë se oferta për zhvillues software sot në rajon dhe botë, kompanitë teknologjike duhet të ndryshojnë mënyrën e qasjes në treg dhe krijimit të kulturës brenda kompanisë.

Sipas statistikave, sot ka mbi 9 trilionë pajisje aktive në botë. 3.8 trilionë $ priten të përdoren për investime nga kompanitë teknologjike gjatë 2019. E ndërsa gjithë këto shifra janë në rang global, rajoni mbetet larg në renditjet botërore për zhvilluesit më të mirë të software.

Çeliku në prezantimin e tij dha një panoramë më të gjerë të tregut të zhvillimit të software në tërësi, mangësitë që kanë kompanitë teknologjike të rajonit, metodologjitë që ato përdorin, gjuhët në të cilat punojnë dhe më shumë.

“Në ekonominë e sotme ose vepro ose dil nga skena,” këshilloi Çeliku.

Kush do ta kishte menduar që një DJ si Vik Kraja, i pranishëm në skenat botërorë do të ishte i lidhur kaq shumë me teknologjinë sa të vinte në skenën e Infocom X në një prezantim mjaft dinamik.

“E gjitha filloi kur më duhej një poster për një event,” thotë Viki. “Ai poster shokues më bëri të mendoja për një të ardhme në dizajn”.

“Dizajni është një rrugë e re që i drejtohen humanizmit, një mënyrë që do të zgjidhë problemet tona,” u shpreh ai.

E ndërsa shumica kanë frikë se mos teknologjia na zë vendet e punës në të ardhmen e afërt, Viki është i sigurtë se teknologjia jo vetëm që nuk ka fuqinë të bëjë këtë, por pa njerëzit ajo nuk mund të bëjë asgjë.

“Ne kemi fuqinë e kreativitetit, ne zotërojmë inteligjencën dhe ne të gjithë lindim kreativë,” thotë ai. “Kreativiteti është një muskul që duhet trajnuar gjatë gjithë jetës”.

Gjithashtu, në planet e tij është dhe një draft-projekt për krijimin e një asistenti në fushën e graphic dizajn, që udhëzon dhe këshillon përdoruesit në lidhje me ngjyrat, fontet, kombinimit të paletave apo detaje të tjera kur janë në preces krijimi.

Në fund të konferencës u njohëm dhe me grupin fitues të Hackathon, Peper Clip.

Për BusinessMag Bleon Proko, një nga anëtarët e ekipit thotë se Hackathon ishte përtej pritshmërive.

“Ajo që prisnim ishte një server, të cilit do t’i bënim hack nëpërmjet teknikave të ndryshme, por rezultoi që ishin 6 servera dhe kishte flags për nivele të ndryshme vështirësie, plus pjesa e hardware që duhet t’i bënim një bomb defuse.”

Ata arritën të realizonin me sukses të gjitha detyrat dhe të rrëmbenin çmimin e parë.

Për ekipin Peper Clip niveli i vështirësisë së Hackathon ishte mesatar dhe u shprehën shumë të lumtur që arritën këtë vit të ishin pjesë e këtij kompeticioni.

Gjithashtu, ekipi është finalist në ICT Awards, me një program të zhvilluar nga ata në gjuhën Python, që konsiston në aksesimin e serverave të email për të marrë informacione.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0