Cacttus, kompani lider në TIK në bashkëpunim me Sentry, pionier në siguri kibernetike, kanë filluar një partneritet të ri, i cili do të jetë risi për tregun e ICT si dhe do ta thellojë partneritetin mes dy kompanive.
Ky partneritet do t’i ofrojë tregut kosovar dhe rajonal shërbime të sigurisë kibernetike dhe lehtësim për mbrojtjen e të dhënave. Bizneseve dhe institucioneve shtetërore do t’u ofrohen shërbime preventive dhe mbështetje mbi incidentet kibernetike.
Cacttus dhe Sentry janë kompani të specializuara, me suksese të arritura në degën e sigurisë kibernetike dhe në përgjithësi në sektorin e ICT-së rajonalisht.
Astrit Leti CEO në Cacttus tha se, “Ky bashkëpunim ndërmjet CACTTUS dhe Sentry mund të jetë një ndër iniciativat e pakëta të bëra ndonjëherë në vendin tonë në sektorin e TIK, specifikisht, në ofrimin e shërbimeve për mbrojtje nga Sulmet Kibernetike (CyberSecurity), por edhe në përpilimin e masave mbrojtëse ndaj këtyre sulmeve, të cilat sot janë në ngritje në çdo sektorë pa dallim institucioni, qoftë ai publik apo privat.
Duke u bazuar në aftësitë e kompanisë “Cacttus” dhe përvojën e akumuluar ndër vite, ofrimi i shërbimeve të tilla bashkë me “Sentry” merr kuptim të plotë drejt hapjes së një perspektive dhe brezi të ri të shërbimeve në vend dhe jashtë.
Robert Shala nga Sentry tha se, “Ne ndihmojmë kompanitë dhe organizatat e ndryshme të mbrohen nga sulmet kibernetike. Thellimi i partneritetit mes dy kompanive tona për të themeluar “Cyber Alliance” bën që të jemi konkurrentë shumë i fortë në tregun rajonal. Duke bashkuar aftësitë dhe forcat, “Cyber Alliance” është i vetmi grupim me një gamë të gjerë të shërbimeve në sektorin e Sigurisë Kibernetike, fushë e cila është shumë e rëndësishme për sektorin privat por edhe për sigurinë nacionale. Qëllimi i grupimit është të zotërohen tregje specifike si dhe forcimi i rajonit në aspektin kibernetik sipas rekomandimeve të NATO-s dhe SHBA-së”.
#siguriakibernetike #cybersecurity
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.