Shprehja që na ul vetëbesimin sa herë që e përdorim

Shprehja që na ul vetëbesimin sa herë e përdorim

Thënie për suksesin nga CEO me influencë


Mendoni për të gjitha momentet ku përdorni fjalën “më fal” gjatë një dite.

Sigurisht që “më fal” duhet përdorur kur përplaseni me dikë, apo kur ju duhet të anuloni planet e bëra me një mik. Por, ka dhe disa “më fal” të panevojshme. “Më fal, por kjo është një ide e mirë” gjatë një mbledhje, “më fal nëse të bezdis” kur rezervon një takim te parukierja, “më fal, është derdhur një kuti qumështi” në supermarket.

Sociologia kanadeze Maja Jovanovic beson se “më fal” që ne përdorim gjatë ditës na lëndon. Kjo shprehje na bën të dukemi më të vegjël, më të ndrojtur se sa jemi, duke zvogëluar kështu vetëbesimin tonë.

“Herën tjetër kur të jeni përballë dikujt”, thotë Jovanovic, “ju mund të thoni, ‘Të lutem vazhdo’ apo ‘Pas teje’. Gjatë një mbledhje në vend që të thoni “Më falni që ju ndërpres” thoni më mirë “Po sikur,’ ‘Unë kam një ide,’ ‘Do doja të shtoja’ apo ‘Pse nuk provojmë këtë?’. Qëllimi është të tregohemi të sjellshëm pa e minimizuar veten.

‘Më fal’ duhet shmangur edhe në mesazhe apo email-e pune. Për email-et Jovanovic thotë “Ekziston një plug-in në Google Chrome i quajtur ‘just not sorry’, i cili do t’ju njoftojë për të gjitha faljet e panevojshme”. Ndërsa për mesazhet ajo tregon: “Secili prej nesh i është përgjigjur një mesazhi të pa-hapur me “Më fal”. Mos kërkoni falje, më mirë thoni ‘Isha duke punuar’, ‘Isha duke lexuar’, ‘Isha në timon’, etj. Çfarëdo qoftë është më mirë se të kërkosh falje”.

Dhe madje në rastet kur doni të thoni “më fal”, mund të përdorni fjalën magjike “Faleminderit!”.

Cilat janë rastet kur “faleminderit” mund të zëvendësojë një “më fal”? Kur jeni duke biseduar me një mik dhe kuptoni se ju keni folur gjatë gjithë kohës. Në vend të ‘Më fal që gjithmonë ankohem’ apo ‘Më fal që vetëm shfryhem’, ju mund të thoni ‘Faleminderit që më dëgjon’, ‘Faleminderit që je këtu me mua’ apo ‘Faleminderit që je miku apo mikja ime’.

Të njëjtën gjë bën dhe një kamarier i sjellshëm kur ju lë të prisni. Ai nuk thotë “Më fal, por kam shumë ngarkesë sot. Pra, ju do të merrni?”, por ai zgjedh të thotë ‘Faleminderit që më pritet’.

Kjo nuk është një shprehje që duhet hequr nga fjalori, por duhet përdorur më mirë për të mos u ndjerë keq. Mos thoni “Më fal” pa ditur vërtet arsyen pse po e përdorni.

/TEDX

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0