Youth Speak Forum dhe Pitch Bootcamp vijnë në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara në Shqipëri dhe Spark Agency dhe synojnë promovimin e të rinjve, forcimin e zërit të tyre, si forca kryesore që çon në realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, programit universal, transformues dhe të integruar që përbën një kthesë historike për botën.
Pitch Bootcamp është një program për përshpejtimin e karrierës që ndihmon studentët dhe të sapodiplomuarit të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të njihen me disa prej kompanive më tërheqëse në botë. Gjatë pesë viteve të fundit programi ka përfshirë më shumë se 40 institucione udhëheqëse akademike dhe ka lidhur më shumë se 12,000 të rinj me më shumë se 1,500 kompani në 17 vende të ndryshme dhe kjo është hera e parë në Shqipëri.
DELOITTE është një nga kompanitë pjesëmarrëse në event e cila do t’iu ofrojë delegatëve shumë mundësi për të qenë më afër botës së tyre.
Për tu bërë pjesë e këtij bootcamp regjistrohuni në linkun: bit.ly/PBYSF dhe merrni CV-në tuaj me vete.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.