Trajnohu dhe Fito në “Boot Camp - Smart City”

Trajnohu dhe Fito në “Boot Camp – Smart City”


“Boot Camp – Smart City” në DOMINUSOFT TRAINING!
Në ditët e sotme, janë me mijëra startup-e që po zhvillohen dhe po ndryshojnë e përmirësojnë botën!

Po ti? Dëshiron të përmirësosh ambjentin rreth teje, e më tej botën?

Bootcamp “Smart City,” iniciativë e Dominusoft, ta krijon këtë mundësi.

Në datat 22 dhe 23 shkurt të ftojmë të bëhesh pjesë e Bootcamp-it më inovativ me temë “Smart City,” 2019.

*Në këtë Bootcamp mund të marrin pjesë të gjithë të apasionuarit në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Kliko KËTU për të plotësuar formularin e aplikimit.

Punimet tuaja do të vlerësohen nga një juri profesioniste dhe si çdo konkurs, do të ketë edhe çmime për fituesit.

Për 2 idetë fituese, Dominusoft do të sigurojë :

– Trajnim profesional pa pagesë dhe Internship për projektin e parë fitues;
– Trajnim profesionale me 50% reduktim tarife për projektin e dytë fitues

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0