AIDA hap aplikimet për financim - Business Magazine Albania

AIDA hap aplikimet për financim


Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) fton ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të aplikojnë për fondet e financimit të këtij viti. Skemat e financimit nga qeveria Shqiptare janë tre:

Fondi i Ekonomisë Kreative (Artizanatit) – Ka për objektiv nxitjen dhe zhvillimin e sektorit të artizanatit dhe zejtarisë në vend. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2019 është 10 milionë lekë.

Kliko Këtu për dokumentat.

Fondi në mbështetje të sipërmarrjeve të reja ‘Start Up’– Përmes kësaj skeme synohet mbështetja e bizneseve të sapo krijuara ‘Start Up’ në Shqipëri përmes subvencionimit financiar të drejtpërdrejtë për këtë kategori biznesi.

Fondi mundëson grand deri në 500 mijë lekë për projekt. Ai mbulom 70% të kostove të investimit të kompanisë. Fondi total në dispozicion është 10 milionë lekë, mbështet kryesisht ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorët prodhues e të shërbimit, industrisë së lehtë, turizmit, agropërpunimit, etj.

Kliko Këtu për dokumentat.

Fondi i Inovacionit financon një pjesë të kostove. Pjesa tjetër mbulohet nga përfituesi. Shuma maksimale për një ndërmarrje është 400 mijë lekë.

Sipërmarrjet që aplikojnë për ‘blerje pajisjes teknologjike’ mund të financohen  deri në 600 mijë lekë. Skema mbulon 50% të kostove.

Në një vit, mund të asistohet 1 projekt për çdo ndërmarrje dhe fondi mund të mbulojë kostot për auditim të kapacitetit inovativ dhe teknologjik, ndërkombëtarizimin e teknologjisë, pjesëmarrjen në panaire inovacioni e teknologjie si dhe licencat apo patentat për software ose hardware.

Kliko Këtu për dokumentat.

Data 1 nëntor 2019 është afati i fundit i aplikimeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0