Një tjetër institucion në vend të Shërbimit Kombëtar të Punësimit - Business Magazine Albania

Një tjetër institucion në vend të Shërbimit Kombëtar të Punësimit


Një projektligj “Për nxitjen e punësimit” është prezantuar nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj në komisionin parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Sipas Denajt, “projektligji ka për qëllim rritjen e punësueshmërisë së forcave të punës nëpërmjet ofrimit të shërbimeve dhe programeve publike të punësimit dhe vetëpunësimit, si dhe formimit profesional”.

Ajo tha se, “në këtë projektligj është parashikuar krijimi i institucionit përgjegjës për punësimin dhe aftësimin (sot Shërbimi Kombëtar i Punësimit), si një njësi, do të mbledhë në një dhe do të rikonceptojë sipas praktikave më të mira modernizimin e zyrave të punës, sistemin e shërbimeve të punësimit, programet e nxitjes së punësimit dhe ofertën e përmirësimit të aftësive gjatë gjithë ciklit të jetës”.


Ndryshimet janë parashikuar edhe për sa i përket punësimit të personave me aftësi të kufizuar, të cilat nuk kanë gjetur zbatimin e duhur në ligjin ekzistues.

Ministrja tha se do të krijohet një Fond Social i Punësimit, në formën e një fondi financiar publik që administrohet nga Bordi i Administrimit të Fondit. “Burimi i financimit të fondit do të jetë kontributi i punëdhënësve, të cilët nuk punësojnë 1 person me aftësi të kufizuar për çdo 49 punonjës të punësuar të tyre dhe në këtë rast janë të detyruar të derdhin një kontribut për llogari të Fondit Social të Punësimit, në masën e 50% të pagës minimale në shkallë vendi, për çdo muaj, për çdo person me aftësi të kufizuara, që ai duhet të kishte punësuar”

inistrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj prezantoi sot në komisionin parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë projektligjin “Për nxitjen e punësimit”.

Ministrja theksoi se projektligji ka për qëllim rritjen e punësueshmërisë së forcave të punës nëpërmjet ofrimit të shërbimeve dhe programeve publike të punësimit dhe vetëpunësimit, si dhe formimit profesional. Ai përcakton objektivat dhe funksionet e sistemit publik të shërbimeve të punësimit, programeve aktive dhe pasive të tregut të punës, formimit profesional si dhe institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e tyre.

Në këtë projektligj është parashikuar krijimi i institucionit përgjegjës për punësimin dhe aftësimin (sot Shërbimi Kombëtar i Punësimit), si një njësi, e cila do të mbledhë në një dhe do të rikonceptojë sipas praktikave më të mira modernizimin e zyrave të punës, sistemin e shërbimeve të punësimit, programet e nxitjes së punësimit dhe ofertën e përmirësimit të aftësive gjatë gjithë ciklit të jetës”, u shpreh Denaj.

Me anë të këtij projektligji rregullohen dispozitat nëlidhje me punësimin e personave me aftësi të kufizuar, tëcilat nuk kanë gjetur zbatimin e duhur në ligjin ekzistues.

Mnistrja informoi deputetët se projektligji parashikon krijimin e  Fondit Social të Punësimit, në formën e një fondi financiar publik që administrohet nga Bordi i Administrimit të Fondit. “Burimi i financimit të fondit do të jetë kontributi i punëdhënësve të cilët nuk punësojnë 1 person me aftësi të kufizuar për çdo 49 punonjës të punësuar të tyre dhe në këtë rast janë të detyruar të derdhin një kontribut për llogari të Fondit Social të Punësimit, në masën e 50% të pagës minimale në shkallë vendi, për çdo muaj, për çdo person me aftësi të kufizuara, që ai duhet të kishte punësuar. Të ardhurat e mbledhura do të përdoren për programe që synojnë punësimin, vetëpunësimin, rehabilitim për punë, aftësim dhe riaftësim profesional, orientim dhe këshillim për punësim, shërbime mbështetëse, si dhe përshtatjen e arsyeshme në vende pune të këtyre personave”, shpjegoi Ministrja Denaj.

Në këtë rast, të ardhurat pritet të shkojnë në programe punësimi, vetëpunësimi, rehabilitim për punë, aftësim dhe riaftësim profesional, orientim dhe këshillim për punësim, shërbime mbështetëse.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0