Në moshën 85-vjeçare, Ruth Bader Ginsburg (RBG) nuk pranon të ndalet.
Ruth Bader Ginsburg u bë gjykatësja e dytë e Gjykatës së Lartë të SHBA-së, kur ajo mori betimin e zyrës më 10 gusht 1993. Ajo u përball me diskriminim në vendin e punës në vitet 1960, pavarësisht se u diplomua e para në klasën e saj në Shkollën Juridike të Columbia më 1959.
Ginsburg ka qenë një avokate e fuqishme e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore, dhe ajo ka fituar respektin e thellë dhe të vazhdueshëm të kolegëve të saj në Gjykatë së bashku me Publikun Amerikan.
Ginsburg është një shembull i fuqishëm i dikujt që jeton besimet e tij dhe nuk ka frikë t’i shprehë ato. Këto janë 17 thënie të Ruth Bader Ginsburg që do të frymëzojnë suksesin tuaj në biznes dhe në jetë.
- “Ndryshimi i vërtet, ndryshimi i qëndrueshëm, ndodh hap pas hapi.”
- “Zakonisht në jetë, gjërat që i mendoni si pengesë dalin të jenë më të mirat, ato më fatsjellëset.”
- “Reagimi me zemërim apo bezdi nuk do të çojë përpara aftësinë e njeriut për të bindur.”
- “Kur një fjalë e pamenduar apo e ashpër thuhet, mos i kushto vëmendje.”
- “Lufto për gjërat që do, por bëje në një mënyrë që i shtyn të tjerët të të bashkohen.”
- “Ti mund t’i kesh të gjitha, të gjitha në të njëjtën kohë.”
- “Unë besoj shumë në të dëgjuarit dhe të mësuarit nga të tjerët.”
- “Në rrjedhën e një martese, dikush strehon tjetrin.”
- “Në çdo martesë të mirë, ndonjëherë ndihmon të jesh pak i shurdhër.”
- “Kufiri gjinor … ndihmon që gratë të mos mbahen në piedestal, por në një kafaz.”
- “Nëse dëshironi të jeni një profesionist i vërtetë, bëni diçka jashtë vetes.”
- “Leximi është çelësi që hap dyert për shumë gjëra të mira në jetë. Leximi formoi ëndrrat e mia dhe më shumë lexime më ndihmuan të realizoja ëndrrat e mia.”
- “Mos u hutoni nga emocionet si zemërimi, zilia, pakënaqësia. Këto vetëm shkatërrojnë energjinë dhe ju bëjnë të humbisni kohën.”
- “Ju mund të mos pajtoheni me diçka pa qenë të papëlqyeshëm.”
- “Nëse keni një partner të kujdesshëm, ju ndihmoni personin tjetër kur ai person ka nevojë për të. Kam pasur një partner jete që mendonte se puna ime ishte aq e rëndësishme sa e tij, dhe unë mendoj se kjo bëri të gjithë ndryshimin për mua.”
- “Gratë i përkasin të gjitha vendeve ku merren vendime. Gratë nuk duhet të jenë një përjashtim.”
- “Unë dua të mbahem mend si dikush që përdorte çfarëdo lloj talenti kishte për të dhënë maksimumin në punën e saj.”
/INC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto