Në tre ditë festival morën pjesë mbi 300 sipërmarrës e mentorë në zhvillimin e biznesit dhe zhvillimin personal, nga i gjithë rajoni i Ballkanit e më gjerë. Ata prezantuan praktikat e tyre më të mira, idetë dhe projektet inovative.
Festivali vjen për herë të pare, i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Sipas Kryetar i Dhomës së Tregtisë Tiranë Nikolin Jaka, “e ardhmja e ekonomisë së vendit janë sipërmarrjet inovative, ndaj mbështesim startup-et dhe idetë e reja në këtë drejtim”. Të bindur se risitë përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëvë, përfaqësues të pushtetit lokal e qëndror ftuan bizneset të prezantojnë ide dhe zgjidhje inovative që lidhen kryesisht me logjistikën urbane, me sektorin e turizmit dhe bujqësisë.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 18 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.
“Sfida më e madhe në Tiranë, është ndryshimi i projekteve logjistike. Aplikacioni që përdoret në qytet dhe denoncon shkeljet e qytetarëve kursen angazhimin e 1000 inspektorëve në qytet”, tha kryebashkiaku Veliaj.
Përfaqësues të kompanive të telefonisë në vend, kishin ardhur me risitë e tyre në shërbime, por edhe me mundësinë për të mbështetur sipërmarrjet e reja, me interes për kompanisë. Pas mbështjetjes që T Mobile i ka dhënë startup-it Dentem, Aleksandër Kariqi, përfaqësues i T Mobile tha se po vlerëson dy-tre ide të reja me interes, të cilat mund të mbështeten nga kompania. Kliko videon:
Ndërkohë, Vodafone Albania, një nga mbështetësit e Festivalit prezantoi risinë e kompanisë në nivel global. Julian Kanini, tha se në këtë festival, kemi sjellë platformën që ka nisur të përdoret për monitorim dhe gjurmimin e kushteve të ruajtjes dhe transportit të produkteve sensitive, si ushqime e produkte farmaceutike. Kliko videon:
Risia e kompanisë Digicom në këtë festival ishte mundësia e shërbimit të internetit 1 Gigabit me fibër optike për familje. Kliko videon:
Një tjetër risi vjen nga R&T Group. CEO i kompanisë Renis Tërshana tregoi për Businessmag.al se në bashkëpunim me një kompani italiane po aplikohet teknologjia në matjen e sigurisë së digave, urave, shtyllave elektrike, në një kohë më të shkurtër dhe me kosto më të ulëta. Kliko videon:
Interesant ishte fakti se edhe një kompani si ajo e prodhimit dhe përpunimit të qumështit po sjell risi në treg. Përmes një aplikacioni që kompania po përdor, produkti shpërndahet në destinacionin e kërkuar nga klienti, dhe ky i fundit ka mundësi të gjurmojë ku ndodhet produkti nga nisja në fabrikë deri në mbërritjen në destinacion. Kliko videon:
Të gjitha kompanitë kanë nevojë për marketing, e PR. Një prej kompanive që u kujdes për imazhin e Festivalit të Inovacionit ishte kompania TOK. Xhemi Xhelilaj, tha se kompania ka bërë Tok-së bashku një grup ekspertësh në fushën e dizajnit dhe marketingut. Kliko Videon:
/Artikulli u publikua më parë në faqen 18 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.