Ja rrugët ku do të punohet vitin e ardhshëm - Business Magazine Albania

Ja rrugët ku do të punohet vitin e ardhshëm


Koncensionet në formën e Partneritetit Publik Privat në rrugët e vendit do të marrin jetë vitin e ardhshëm, ndërsa rinis puna në disa akse të mbetura pezull. Në raportimet për buxhetin në komisionet parlamentare ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka theksuar se për vitin e ardhshëm, investimet në rrugë do të shkojnë në 23 miliardë lekë.

Ja cilat janë rrugët në të cilat do të punohet:  

Bypass-et e Fierit dhe Vlorës

Rruga Kardhiq-Delvinë

Përmes Kontratës së Partneritetit Publik Privat,

Rruga e Arbrit

Akset Thumanë-Kashar

Milot-Balldren

Orikum-Dukat

Dhënia me koncesion e rrugës Tiranës-Durrësit, (zgjerim i autostradës dhe rikonstruksion i rrugëve nacionale ekzistuese).

Gjiknuri ka theksuar se buxheti nuk do të marrë asnjë risk, pasi finacimi do të jetë privat dhe për  kalimi në autostradë do të jetë me pagesë.

Sipas Ministrit të gjitha kontratat koncesionare do të supervizohen nga kompani të njohura ndërkombëtare.

Lexo: Rikthehen punimet në By Passin e Fierit dhe Vlorës

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0