Në publikimi zyrtar të Autoritetit, SGS ka abuzuar me pozitën e vet monopol, duke mos ofruar kapacitete të mjaftueshme për ofrimin e shërbimit. Pasojë janë radhët e gjata për drejtuesit e mjeteve, sidomos në periudha të veçanta të vitit.
Autoriteti vëren se, “Koncesionari nuk ka vënë asnjëherë në përdorim qendrat e kontrollit teknik të lëvizshëm, as në periudhat e flukseve maksimale, siç është fundi i vitit kalendarik. Gjithashtu, kjo kompani, në mënyrë arbitrare, i detyron klientët të nënshkruajnë një deklaratë-tip, ku SGS heq dorë nga çdo përgjegjësi që mund t’i shkaktohet mjetit gjatë kontrollit teknik”.
Autoriteti ka urdhëruar që kompania të ndalojë shkeljen brenda 45 ditëve. Në të njwtën kohë, i kërkon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të liberalizojë tregun, duke mundësuar edhe licensimin e operatorëve të tjerë.
Deri në përfundim të periudhës koncesionare, Autoriteti rekomandon të miratohet një rregullore për funksionimin dhe monitorimin e koncesionit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto