“Marriot” në kullën e stadiumit "Qemal Stafa" - Business Magazine Albania

“Marriot” në kullën e stadiumit “Qemal Stafa”


Marriot mbërrin zyrtarisht në Shqipëri. As një vit nga ikja e Sheraton nga Tirana, Marriot, rrjeti i hoteleve që ka blerë në fakt rrjetin e Sheraton në botë pak vite më parë, vjen në Shqipëri.

Në një ceremoni private, pasditen e së martës është nënshkruar marrëveshja mes përfaqësuesit të Marriot për rajonin e Ballkanit dhe përfaqësuesit të kompanisë Alb Star.

Hoteli do të jetë pjesë e kullës së stadiumit Qemal Stafa, i cili po rindërtohet. Burime nga industria e turizmit nuk bëjnë të ditur detaje për vlerën e blerjes apo kur do të mund të jetë funksionale “Marriot” në Tiranë. Por sigurisht, faza e parë është përfundimi i ndërtimit dhe punimeve të përshtatshme për hotel. Kujtojmë se ndërtimi i Hilton Garden Inn nga nënshkrimi i marrëveshjes deri në hapje, mori një periudhë katër vjeçare.

Interesi i Marriot për Shqipërinë është theksuar që në fillim të këtij viti. Marriott, gjendet tashmë me një asxhotel të tij në Shkup të Maqedonisë.

Lexo: Marriott në vend të Sheraton?!

Gjatë samitit të turizmit mbajtur në Tiranë këtë të martë, përfaqësuesi i Marriot tha se në tregun shqiptar mund të kemi dy-tre formate hotelesh. Ditët me diell dhe natyra e bukur janë një potencial i madh që duhen shoqëruar edhe me infrastrukturën e duhur, tha ai. Pyetjes së zhvilluesve të Real Estate për investimet e mundshme në Rivierë, ai tha se përveç Tiranës dhe Durrësit sheh të paktën edhe mundësinë e ndërtimit të dy resorteve në 5-6 vitet e ardhshme, duke theksuar se Marriot nuk i mungon përvoja në këtë drejtim, pasi menaxhon resorte në zona të ngjashme si Kroaci dhe Spanjë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0