NEST, projekti që po kërkon forma të zgjuara për të zhvilluar turizmin - Business Magazine Albania

NEST, projekti që po kërkon forma të zgjuara për të zhvilluar turizmin

~3 minuta lexim


Krahas rrjetëzimit në turizëm, nevojitet që kjo të bëhet në mënyrën më të zgjuar të mundshme. Për këtë arsye u mblodhën në Hotel Tirana, përfaqësues nga sektori privat, dhe përfaqësues të institucioneve që zhvillojnë politika në këtë drejtim, kryesuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Anxhela Bushati, përfaqësuese e Ministrisë së Financave, tha gjatë eventit se, “Networking For Smart Tourism Development –NEST, është një projekt ndërkufitar që zynon të rrisë konkurrueshmërinë në fushën e turizmit të destinacioneve që lagen nga detet Adriatik dhe Jon. Konkurrueshmëria synohet të rritet duke fuqizuar sipërmarrjet në fushën e turizmit (të vogla dhe të mesme) përmes një qasje inovative, mjete e strategji bazuar në potencialet e teknologjisë dixhitale”.

Përmes këtij projekti synohet të mbështetet zhvillimi i procesit socio-ekonomik në zonën IPA, në koherencë me prioritetet e strategjisë së Europës 2020. Pjesë e programit është, nxitja e interesit për asetet natyrore e kulturore për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm.

Përfaqësuesit e projektit që financohet nga programi Interreg thanë se, “NEST do të operojë si një laborator dhe motor eksperimental për të siguruar konkurrueshmërinë e siteve dhe destinacioneve në tregjet globale”.

Në program, ekspertët e përfshirë janë angazhuar të bëjnë një vlerësim të konkurrencës në turizëm. Përmes projektit pritet të ndërtohet një broshurë mbi mjetet dhe teknologjitë që mund të përdoren në gjetjen e destinacionit turistik.

Më vonë, pritet të ketë një plan veprimi për krijimin e destinacionit të turizmit të zgjuar; Laboratori virtual i përbashkët eksperimental për turizëm të zgjuar; Udhërrëfyesi i zgjuar për zhvillimin e sipërmarrjes së turizmit; përmirësimi i aftësive të sipërmarrësve të turizmit si dhe ndërtimi i vendeve pilot të destinacioneve.

Projekti NEST pritet të krijojë një model përmes “destinacionit të zgjuar Interreg”. Synimi është që përdoruesit të aplikojnë risitë në teknologji, të frymëzuara nga parimet e qasjes së Living Lab.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0