Nëse biznesi juaj ka dështuar, është i gjithi faji juaj! - Business Magazine Albania

Nëse biznesi juaj ka dështuar, është i gjithi faji juaj!


Nëse ankoheni se biznesi juaj nuk po shkon mirë, se rivaliteti është i egër, se ekonomia është dobët, se politika është e poshtër etj, të gjitha këto janë JUSTIFIKIME.

Vetëm po ankoheni dhe po kërkoni justifikime.

Por ka një zgjidhje! Me lini t’ju jap një ndihmë!

Është shumë e thjeshtë! Nëse biznesi juaj ka dështuar, është sepse ju si biznesmen apo sipërmarrës keni dështuar! 

Çdo biznes është reflektimi i pronarit. Le t’ju bëj një pyetje: a ka biznese të tjera në fushën tuaj, që po ecin shkëlqyeshëm dhe po rriten dita ditës?

Sigurisht që po!!! Biznesi i tyre po përjeton një BUM. Ndërkohë ata po tregtojnë të njëjtat produkte apo shërbime si tuajat!

Në këtë rast, kjo do të thotë se ka diçka që ju nuk dini ta bëni dhe të tjerët dinë ta bëjnë.

Dhe derisa ju të kuptoni se jeni Ju problemi, se ju jeni shkaku i dështimit, nuk do të mund ta zgjidhni problemin. Suksesi do të vijë atëherë, kur të merrni 100% përgjegjësi për biznesin tuaj dhe kur të uleni e të filloni të shkruani të gjitha mundësitë që mund të shfrytëzoni për të patur sukses.

Është e sigurt që nëse keni dështuar, është sepse ju nuk jeni ulur asnjëherë të merrni një laps dhe të filloni të shkruani të paktën 10 gjëra që duhet të bëni, të cilat mund t’ju sjellin suksesin.

Ndaloni së shari qeverinë, politikanët, gjyqtarët, prokurorët (ose mund t’i shani pak), fatin e keq, familjen, punëdhënësit apo punëtorët, ekonominë, motin etj!

Merrni tani në dorë fatin tuaj!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0