Taksitë pa-shoferë po lëvizin në rrugët e Dubait

Taksitë pa-shoferë po lëvizin në rrugët e Dubait


Dubai po transformohet në qytetin më të zgjuar në botë.

Ndoshta nuk janë taksi fluturuese, por taksitë pa shoferë kanë filluar të lëvizin në rrugët e Dubait.

Në shfaqjen e përvitshme të pajisjeve elektronike Gitex, Autoriteti i Rrugëve dhe Transportit të Dubai, apo RTA, zbuloi shërbimin e tij të taksive autonome.

Makinat janë programuar të lidhin pasagjerët gjatë “miljes së parë dhe të fundit” duke marrë nga sistemet aktuale të transportit gjithashtu, për shembull nga qendra të caktuara tregtare apo kinema, përsëri në shtëpinë tuaj.

https://www.instagram.com/p/Bo7MCEqBG3f/?utm_source=ig_web_copy_link

RTA tha se makinat shkojnë në rreth 20 mph dhe mbajnë deri në katër pasagjerë. Përpara qëndron një shofer sigurie që mund të marrë përsipër makinën nëse është e nevojshme. Në materialet promovuese makinat janë paraqitur pa askënd në vendin e parë për një përvojë të vërtetë pa shofer, duke nënkuptuar se çfarë do të mund të prezantojë më vonë agjencia e transportit. Makinat janë Mercedes-Benz sedans, të përshtatura me kamera, sensorë, dhe sistemin LiDAR ndërtuar në makinë.

Taksitë vijnë pasi Dubai testoi drone pasagjerësh vetë-lëvizës për një sistem taksi me bazë ajri. Ky shërbim nuk është vënë ende në dispozicion për publikun e gjerë për t’u përdorur.

Shërbimi i makinave pa shoferë do të nisë në tre muajt e ardhshëm në pjesë të caktuara të qytetit, sipas zyrtarëve të transportit.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0