10 thënie motivuese nga persona që kanë bërë histori - Business Magazine Albania

10 thënie motivuese nga persona që kanë bërë histori


Motivimi është detyrë për këdo që kërkon të ecë përpara me punën, apo sipërmarrjen e tij. Motivimi, i cili nis nga një drejtues, vlerën më të madhe e ka kur transmetohet tek kompania apo ekipi i një organizate.

Ja 10 thënie motivuese nga persona që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e njerëzimit.

“Ndryshimi nuk vjen nëse presim për dikë tjetër, ose nëse presim një kohë tjetër. Ne jemi ndryshimi që kemi pritur gjithë këtë kohë.” Barak Obama

“Mjafton të bësh disa gjëra mirë në jetë për sa kohë që nuk bën shumë gjëra gabim.” Warren Buffett

“Pyesni veten: Brenda pesë vitesh, a do të ketë rëndësi kjo?” Richard Brandson

“Veprimi më i guximshëm është të mendosh për veten me zë të lartë.” Coco Chanel

“E vetmja gjë që nuk duhet të bëni kur bini në gropë është të mos vazhdoni të gërmoni.” Warren Buffett

“Nuk erdhëm t’i druhemi të ardhmes. Erdhëm këtu për t’a formuar atë.” Barak Obama

“Përballuni me dështimin, mos u frikësoni nga ai. Njerëzit do ju mbështesin dhe do ju mirëpresin edhe më shumë’’. Richard Brandson

“Njerëzit që kanë sukses, nuk janë me fat; ata thjesht po bëjnë diçka ndryshe nga të gjithë të tjerët.” Tony Robbins

“Duhen 20 vite për të ndërtuar një reputacion dhe vetëm pesë minuta për ta shkatërruar atë. Nëse e mendoni në këtë mënyrë, do të filloni t’i bëni gjërat ndryshe.” Warren Buffett

“Lider është ai, i cili, nga rrëmuja sjell thjeshtësi…. Nga moshmarrëveshja sjell harmoni… Dhe nga vështirësia, sjell mundësi.” Albert Einstein

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0