Dolly Parton ngrin mbetjet. Sarah Jessica Parker vesh fëmijët e saj me rroba të falura nga persona të ndryshëm. Dhe Warren Buffett, një nga njerëzit më të pasur që ecën në planetin tonë, paguan për ushqimin në McDonald’s me kupona.
A janë këto zakone të çuditshme të njerëzve të pasur dhe të famshëm? Aspak. Ato përfaqësojnë mënyrën se si këta milionerë dhe miliarderë kanë fituar dhe ruajtur pasurinë e tyre: duke menaxhuar paratë në mënyrë efektive, efikase dhe me maturi.
Ne të gjithë mund të mësojmë sekretet e tyre për të mos shpenzuar në mënyrë të pandërgjegjshme. Ja disa prej tyre:
Jetoni poshtë mundësive
Buffett hyri në shtëpinë e tij të tanishme në fund të viteve 1950. Pas blerjes për pak më shumë se 30,000 dollarë, ai u vendos aty dhe nuk lëvizi më. A mund të përballojë ai disa shtëpi pushimi ose një rezidencë të madhe? Sigurisht që po. Megjithatë, ai nuk është i interesuar të lëvizë.
Manjati i biznesit meksikan Carlos Slim Helú ndjek të njëjtin parim të jetesës me kursim. Ai nuk ka ndërruar banesë për katër dekada. Përsëri, zgjedhja e tij për të mos bërë shumë zhurmë dhe për të mbledhur pasuri të patundshme personale, i ka siguruar atij statusin e miliarderit. Bëni mirë që dhe ju të ulni koston tuaj të jetesës.
Investoni në një makinë të arsyeshme
Mos prisni ta shihni Mark Zuckerberg duke ngarë një Ferrari. Sipas Business Insider, themeluesi kursimtar i Facebook preferon të shkojë nga një pikë në një pikë tjetër me Volkswagen GTI e tij, pa u mburrur me makinën sportive të kuqe që zotëron 800 kuaj fuqi nën kofano.
Vlerësoni prakticitetin në metodën tuaj të transportit. Sipas Carfax, automjetet mund të zhvlerësohen deri në 25% në vit. Shpenzoni pak dhe përpiquni të mbani rrotat tuaja në rrugë për aq kohë sa të mundeni.
Fluturoni me economy class
Business dhe klasi i parë mund t’ju tundojnë përtej besimit, por zgjedhja më e mirë do të ishte economy class. Edhe Ingvar Kamprad, themeluesi i fundit i Ikea, fluturoi duke kursyer.
Ai besonte se vetëm për shkak se ai mund të bënte diçka nuk do të thoshte se ai duhej ta bënte atë, dhe kjo përfshinte dhe udhëtimin me avionët luksoz.
Përdorni kupona
Kuponat dhe uljet e ndryshme që ofron nga dyqanet për blerje, janë një mënyrë e mirë për të mos bërë shpenzime të panevojshme. Kartat e anëtarësimit ju ndihmojnë për të përfituar në mënyrë të zgjuar. Po ashtu ju mund të përdorni dhe aplikacione të ndryshme si My Vodafone, i cili ofron dyfish shpërblim për blerje në dyqane të caktuar. Mos mendoni do të dukeni të varfër, ka shumë njerëz të pasur që e praktikojnë këtë metodë.
Suksesi financiar përfshin më shumë sesa thjesht rritje në detyrë apo kapjen e një jackpoti. Rruga për t’u bërë dhe qëndruar për një kohë të gjatë i pasur përfshin marrjen e vendimeve të mençura qoftë dhe ditore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.