Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të bashkoheni me ne, në edicionin e 3-të të AllWeb – Konferenca e Marketingut Dixhital, që do të mbahet tek Qendra Kulturore – Kompleksi i Katedrales Orthodhokse Tiranë.
Vetëm sepse jeni miq të Business Magazine, përfitoni ulje në biletë nga 150 euro në vetëm 100 euro!
Për të përfituar nga zbritja na kontaktoni në adresën tonë të email-it info@businessmag.al
Njihuni me folësit e konferencës:
Barbara Slade Jagodic është konsulente e marketingut dixhital, SEO copywriter dhe pedadoge. “Zonja e Marketingut”, që shkëlqen në komunikimin dixhital. Ajo është nga gazetaret e para në web si dhe menaxhere e komunitetit në Kroaci.
Goran Jankuloski bën pjesë në marketing që në vitin 2011 si anëtar i skuadrës dixhitale Executive Group. Duke punuar me shumë marka të mëdha lokale e rajonale, ai u zhvendos shpejt në pozicione të ndryshme. Në vitin 2015 drejtoi grupin dixhital, përgjegjës për klientë si Coca-Cola, Fanta, Schweppes, United Media, Erste Bank dhe SBB. Goran ka fituat Somoborac, Kaktus, IAB MIXX dhe shumë çmime të tjera në fushën e marketingut dixhital. Në Shtator 2016 ai hapi agjencinë e tij Žiška duke u shërbyer klientëve përmes strategjive të Marketingut dixhital, përmbajtje dhe Web design.
Miloš Skokić pasi shpenzoi disa vitë në industrinë e design, nisi karrierën në marketingun dixhital në 2013 si pjesë e grupit të marketingut dixhital të Communis DDB. Në këtë periudhë ai ishte përgjegjës për praninë onlinë të markave më të mëdha të FMCG. Ai punoi për klientë si Llotaria shtetërore e Serbisë, Heineken, Samsung, etj. Në 2015 fiton çmimin “Somoborac” për fushatën në WhatsApp që bëri për markën SWeeet. Në 2015 fokusi i tij ishte prania e Coca-Cola-s në median sociale ku zhvilloi disa prej projekteve më të mëdha influencuese në rajon. Miloš dhe skuadra e tij janë pas suksesit të Fantas në Instagram, i cili qëndron në krye të listës së markave për komunitetin e adoleshentëve në Serbi. Miloš është partner në menaxhimin e agjencisë dixhitale Žiška.
Jon Burkhart është themelues i kompanisë së konsulencës së marketingut “TBC Global Ltd”, ku ai punon me markat dhe agjencitë për t’i ndihmuar ata të gjejnë mënyra me të vërtetë unike për të fituar dhe për të mbajtur vëmendjen e konsumatorëve të tyre. Ai është bashkë-autor i disa librave të vlerësuara ndërkombëtarisht mbi reklamat dhe marketingun si: “Newsjacking: The Urgent Genius of Real-time Advertising”, “Hacker Maker Teacher Thief” dhe “Truly Ballsy Content”. Jon është personi i parë që ka qenë folës në festivalin më të madh të teknologjisë në botë “South By Southwest Interactive” 6 vite me radhë.
Alessandro Angilella është Digital Director i Prenatal Retail Group. Ai ka 20 vite eksperiencë në menaxhimin e projekteve komplekse me fokus në tregun online dhe atë e-commerce. Ai ka njohuri rreth shitjes me pakicë, menaxhimit të përmbajtjeve, tranzicionin dixhital, menaxhimin e ndryshimeve që po ndodh ndër vite etj.
Dragan Varagic merret me shitjet online, marketingun në internet, e-business dhe PR që nga viti 1998. Fokusi i tij kryesor është transformimi i biznesit, zhvillimi i e-business dhe edukimi. Libri i fundit që ai ka publikuar është “Digital Pre-Marketing”.
Lista e plotë e folësve do të përditësohet në faqen zyrtare të konferencës www.allweb.al.
Gjithçka në 1 ditë:
- 2 shtete (Shqipëri dhe Maqedoni)
- 160+ folës në skenë
- 2 000+ pjesëmarrës
- 100+ partnerë
- 7,000+ tweets gjatë ditëve të konferencës
- 120,000+ angazhime në mediat sociale
Rezervo tani biletën tënde!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.