Klubi i Guvernatorëve. Sejko: Duhet të njihet natyra e borxhit të koorporatave

Klubi i Guvernatorëve. Sejko: Duhet të njihet natyra e borxhit të koorporatave


Për të vlerësuar rreziqet për stabilitetin financiar, duhet të sigurohen më shumë të dhëna për natyrën e borxhit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë e ka theksuar këtë fakt gjatë takimit të Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit.

Ai theksoi se, njohja e natyrës së borxhit, “merr rëndësi të  veçantë në kushtet aktuale, kur një normalizim i politikës monetare në nivel global mund të sjellë pasoja për ngarkesën e borxhit të korporatave financiare në vendet në zhvillim, si dhe në cilësinë e tij”. Sipas Sejkos, më shumë mbetet për t’u bërë për të rritur elasticitetin e institucioneve financiare dhe tregjeve financiare.

Në takim Guvernatori përmendi përpjekjet për të vlerësuar ngarkesën me borxh të ndërmarrjeve nëpërmjet vrojtimeve të kryera nga Banka e Shqipërisë. Të dhënat tregojnë që borxhi mbetet në nivele të kontrolluara, ndërkohë që sektori bankar është i mirëkapitalizuar dhe likuid, i aftë të përthithë rreziqet potenciale.

Takimi u zhvillua në Bukuresht me datat 20-21 shtator. Ai është takimi i 40-të, i klubit të guvernatorëve.

Takimet e Klubit të Guvernatorëve shërbejnë si një platformë diskutimi rreth zhvillimeve të fundit të vendeve anëtare, ku bankat qendrore prezantojnë eksperiencat e tyre, mekanizmat dhe politikat që përdorin për t’u përshtatur me ndryshimet dhe zhvillimet e tregjeve financiare dhe sektorin bankar, me qëllimin kryesor ruajtjen e stabilitetit financiar.

Guvernatori Sejko u shpreh se stabiliteti i sistemit financiar dhe ecuria e ekonomisë reale janë të ndërvarura nga njëra-tjetra, dhe kjo lidhje përcaktohet kryesisht nga niveli dhe cilësia e kredisë për korporatat financiare, si edhe nga kuadri ligjor për zgjidhjen e këtij borxhi.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0