Mjetet elektrike do të jenë e ardhmja. Çdo kompani e madhe po përqafon idenë për një të ardhme pa gaz. Po anijet?! Jahtet janë simboli i njerëzve të pasur, ndërsa harxhojnë sasi të mëdha të lëndës djegëse.
Një kompani suedeze e quajtur “Solar Impact” parashikon të sjellë jahtin që nuk ka nevojë për karburant.
Bgr.com shkruan se jahti është një mrekulli teknologjike, i mbuluar tërësisht nga panelet diellore që gjenerojnë energji.
Anija ende e papërfunduar, është gati 80 metra e gjatë dhe ka tre kate. Ka gjashtë kabina në total, ndërsa zona sociale ndodhet në kuvertën kryesore.
Jahti ka mbi 1.300 kuaj fuqi, dhe kur merr fuqi të plotë mund të lundrojë në 22 nyje.
Lexo: Fluturon për herë të parë avioni me energji diellore
Megjithatë, ai ende nuk është përgatitur për të lundruar për gjatë me shpejtësinë maksimale. Kjo do të harxhonte baterinë 800 këh më shpejt se rimbushja që sigurojnë panelet diellorë.
Jahti pritet të ndërtohet vitin e ardhshëm dhe nuk ka ende një çmim paraprak për të.
Kompania prodhuese nuk ka zbuluar shumë detaje, ndërsa pritet të ketë interes për mjetet lundruese inovative, pikërisht nga ata që shpenzojnë për të pasur jahtin më të mirë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.