Ka disa veprime që duhet t’i ndalojmë së bëri në Facebook. Edhe pse, tashmë pothuajse të gjithë jemi të varur prej tij dhe kur bëjmë një foto, mendimi ynë i parë është që ta postojmë atë në rrjetet sociale, për të parë se sa pëlqime do të marrim. Ndonjëherë kjo sjellje mund të bëhet vërtet shqetësuese apo e padurueshme.
Këto janë 10 gjërat që nuk duhet t’i bëni në Facebook…
1) Freskimet që nuk i interesojnë askujt
E çfarë mund të thuash për freskimet e statuseve të prindërve të rinj! Shpesh, nën “kthetrat” e entuziazmit për përvojën e re, ata informojnë vazhdimisht për çdo gjë miqtë e Facebook-ut për fëmijën e tyre të vogël.
2) Etiketimet e tepërta
Ky është momenti i duhur që t’u jepni fund etiketimeve, duke përfshirë persona që kanë të bëjnë pak ose aspak me postimin e publikuar. Kur vjen fundi i vitit, ne e gjejmë veten në foto me shishe shampanje e fishekzjarre, ndoshta edhe ne që jemi “abstenus”.
3) Shkrimet në mënyrë enigmatike
Të publikosh fraza enigmatike, që nuk përmbajnë asnjë informacion është acaruese. Për shembull një e tillë do të ishte: “ditë e paharrueshme”. Janë përditësime të cilat fshehin vetëm shpresën që ndokush të pyesë se çfarë ka ndodhur.
4) Përdorimi i hashtag
Ju duhet të ndaloni artikulimin e fjalëve me hashtag, që në fakt, shërbejnë me të vërtetë pak në Facebook.
5) Statuset shumë të gjata
Shkrimi i statuseve të gjatë, i detyron të tjerët të çojnë mausin tek fjala “evidento pjesën tjetër”. Nuk ka asgjë më të mërzitshme se sa kjo!
6) Shkrimi në vetën e tretë
Të flasësh për veten në vetën e tretë është me të vërtetë e bezdisshme, sepse fundja nuk po i shkruhet një administratori!
7) Dërgimi i ftesave për të luajtur në Facebook
Të ftosh të gjithë miqtë për të luajtur lojërat e Facebook, për të marrë dhurata apo “jetë” të reja është me të vërtetë një gjë shqetësuese. Nëse nuk ia dilni dot vetë mbanë, atëherë kjo do të thotë që ju jeni të paaftë ose është koha për të ndryshuar aplikacion.
8) Shkrimi i historive pa i njohur
Pjesa më e madhe e publikimit të statuseve me karakter historik nuk janë të bazuara në njohuritë personale. Ato janë plagjiaturë nga web-i. Ata që thonë të kundërtën, përveçse janë gënjeshtarë, janë edhe kopjacë.
9) Ngacimi apo përshëndetja e personave në Facebook që nuk i njihni.
Vetëm sepse i ekziston si buton, nuk do të thotë që duhet ta shtypni patjetër.
/ScoopWoop
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.