Internet më i shpejtë, tenderi në shtator

Internet më i shpejtë, tenderi në shtator


Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka shpallur të hapur tenderin që mundëson linjat e internetit me shpejtësi të lartë. Procedura e hapur e prokurimit parashikon “Dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz”.

Një investim që pritet të jetë jo më pak se 22 milionë euro, nga çdo kompani apo grup i interesuar, parashikon që kompania të mund të ndërtojë rrjet tokësorë për komunikimin elektronik në të gjithë vendin.

Frekuencat e vëna në dispozicion, pritet të mundësojnë internet të shpejtë edhe për zona të pambuluara me shërbim cilësor këto kohë si yona të mbipopulluara, yona turistike, yona të largëta, rrugë kombëtare dhe ura apo tunele.

Procedura e tenderit, sipas AKEP, zhvillohet për të dhënë 3 të drejta përdorimi në brezin e frekuencave 800 MHz (790-862 MHz).

Procedura zhvillohet në 3 raunde, në ditën e hapjes së ofertave:

– Të gjithë ofertuesit mund të paraqesin ofertë për marrjen e një të drejte përdorimi në çdo raund.

– Ofertat për secilin raund do të dorëzohen nga oferuesit në datën që përcaktohet në dokumentet e tenderit.

– Ofertuesi fitues i raundit paraardhes rezervon të drejtën të tërhiqet nga hapja e ofertës për raundin pasardhës.

– Në çdo raund nuk mund të jepet më shumë se një e drejtë përdorimi (1×10 MHz i çiftuar).

Ofertat do të hapen nga Komisioni i Vlerësimit te Ofertave (KVO), me data 27.09.2018, ora 10:00, pranë AKEP.

Çmimi minimal i pranueshëm për ofertuesit për të drejtë përdorimi 1 x 10 MHz i çiftuar është 7,440,000 Euro. Për tre autorizimet, shuma minimale arrin në 22.4 mln euro.

Të drejtën e pajisjes me Autorizim Individual e ka ofertuesi fitues që në renditjen përfundimtare ka paraqitur çmimin më të lartë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0