Turizmi në Valbonë, pritet të hapet një qendër profesionale

Turizmi në Valbonë, pritet të hapet një qendër profesionale


Prej fillimit të këtij muaji turistët që zgjedhin Luginën e Valbonës dhe Alpet Shqiptare për të kaluar pushimet, gjejnë një zyrë ku mund të informohen destinacionin, aktivitetet, shërbimet dhe pikat me interes për t’u vizituar.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, vëren se Zyra e Informacionit Turistik në Valbonë, “do të operojë gjatë gjithë sezonit turistik, duke iu shërbyer turistëve të huaj dhe atyre vendas për dhënien e një informacioni profesional turistik, bizneseve lokale që operojnë në zonë për promovimin e tyre, agjencive turistike për marketimin e produkteve, si edhe zonës në përgjithësi për promovimin e vlerave turistike, prodhimeve dhe kulinarisë lokale”.

Lexoni: Saimiri u tregon zviceranëve sa e mirë është Shqipëria

Zyra është vetëm pikënisja e një proijekti të mbështetur me financim ndërmobëtar. Në mbyllje të sezonit veror, pritet të ngrihet në këtë zonë Qendra Profesionale e Zhvillimit të Turizmit, qendër në shërbim të zhvillimit turistik të Alpeve Shqiptare.

Zona e Alpeve po kthehen me shpejtësi në një destinacion të preferuar turistik. Vitin e kaluar, vlerësohet të kenë vizituar valbonën mbi 600 mijë turistë.

“Punimet për ndërtimin e Qendrës së Zhvillimit të Turizmit në Valbonë parashikohet të fillojnë në muajin Tetor 2018 dhe struktura të jetë gati dhe operacionale në fillim të sezonit të ardhshëm turistik”, sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0