SIA Albania frymëzim jo vetëm për të rinjtë shqiptarë

SIA Albania frymëzim jo vetëm për të rinjtë shqiptarë


Ju kujtohet Social Impact Award Albania? Në kuadër të programit të inkubimit/akselerimit – Hap!de nga Yunus Social Business Balkans dhe USAID Albania (si pjesë e “Rritjes së Biznesit Social në Shqipëri), rrugëtimi i suksesshëm i SIA Albania ka vazhduar edhe në nivel ndërkombëtar.

Pas përmbylljes së fazës së aplikimeve më 31 Maj, Social Impact Award Albania pritet që së shpejti të shpallë gjysëmfinalistët, të cilët do të vazhdojnë të zhvillojnë idetë e tyre sipërmarrëse. Ndërkohë, në një vështrim krahasues me një vit më parë si dhe me besueshmërinë e SIA në 27 shtetet e tjera, SIA Albania shfaqet me një zhvillim jo vetëm sasior por edhe cilësor.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 56 të numrit 17 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 17 të saj.

Që prej 1 Prillit deri më 31 Maj u zhvilluan 22 trajnime në 16 qytete të Shqipërisë, ku numri i personave të cilët ndoqën takimet/trajnimet lokale arriti në 772, krahasuar me 222 në vitin 2017. “Në platformën e SIA Albania u regjistruan 254 persona, nga ku 121 janë projekte të finalizuara. Krahasuar me vitin 2017 janë 72 projekte më shumë të regjistruara në platformë”, sipas drejtuesve të programit.

Ndërkohë, nga pyetësori i realizuar tek pjesmarrësit dhe aplikantët e SIA Albania 2018, rezultatet dhe komentet janë pozitive. Ky pyetësor është plotësuar pothuajse në nivelin 100%, falë angazhimit aktiv të të gjithë pjesmarrësve, duke e renditur Shqipërinë në vendin e parë midis 27 shteteve që zhvillojnë Social Impact Award aktivisht prej vitesh tashmë.

Hap!de është një program inkubim/akselerimi nga YSBB si pjesë e “Rritjes së Biznesit Social në Shqipëri “(YSBB/USAID 2016-2019). Hap!de synon të frymëzojë, të edukojë dhe të ndihmojë sipërmarrësit e rinj të fitojnë aftësi praktike në hartimin dhe zbatimin e ideve të biznesit duke gjetur mënyra financiare të qëndrueshme për të trajtuar problemet sociale në Shqipëri.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 56 të numrit 17 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 17 të saj.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0