12 djem të bllokuar në shpellë në Tajlandë janë shpëtuar tashmë nga zhytësit. Ata shpresojnë që pjesa tjetër e fëmijëve të mund të shpëtohen këto dy ditë.
Për të shpëtuar futbollistët e mbetur brenda dhe trajnerin e tyre Elon Musk po punon me strategjinë alternative që zhytësit mund të përdorin nëse zhytja në ujërat e shpellës do të jetë e vështirë. Nëndetësja që ai ka ndërtuar është në madhësinë e fëmijëve.
Themeluesi i SpaceX dhe Tesla tha se nëndetësja është rrugës drejt Tajlandës me shpresën se do të jetë e dobishme për shpëtimin.
Lexoni: Sekreti i Elon Musk për të mësuar çdo gjë më shpejt
E pajisur me oksigjen dhe e vogël sa për të kaluar nëpër ngushtica, pajisja metalike është shpërndarë prej tij në Twitter.
Testimin e pajisjes e bëri në një pishinë të shkollës së mesme në Los Angeles.
Burimi: The Guardian
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto