Nëse e mbani telefonin në veshin e djathtë, po dëmtoni trurin tuaj

Nëse e mbani telefonin në veshin e djathtë, po dëmtoni trurin tuaj


Rrezatimi i smartfonëve mund të shkatërrojë memorien e adoleshentëve.

Memoria vizuale ndodhet në hemisferën e djathtë dhe lidhet me aftësinë tonë për të dalluar objektet, imazhet dhe format.

Njerëzit që e përdorin telefonin në veshin e djathtë janë shumë më të prekur nga rrezatimi.

Hulumtuesit nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik studiuan rreth 700 adoleshentë nga mosha 12 deri në 17 në Zvicër.

Ata analizuan lidhjen midis ekspozimit të përditshëm ndaj fushave elektomagnetike me radiofrekuencë (RF-EMF) dhe performancën e kujtesës së tyre. Efektet e RF-EMF ishin më të theksuara te adoleshentët që e mbanin telefonin në veshin e djathtë.

Sipas studiesve, rekomandohet që të përdorni veshin e majtë për telefonata, në mënyrë që të mbroni trurin nga rrezatimi. “Trupi juaj nuk është simetrik, e as telefoni,” thotë inxhinieri Harun Šiljak.

Sipas një studimi të vitit 2013, veshi që përdorni automatikisht për të folur në telefon përputhet me anën dominante të trurit tuaj. Njerëzit ku ana e majtë e trurit është dominante kanë më shumë gjasa të përdorin dorën e tyre të djathtë për të marrë telefonin, ndërsa e kundërta është e vërtetë për njerëzit me anën e djathtë të trurit.

/DailyMail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0